Berisha: Këto janë zgjedhje për gjithë Shqipërinë

Diel, 13 February 2022 12:33

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha duke prezantuar kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’ në Dibër, Premtim Kryemadhi, është shprehur se këto janë zgjedhje për të gjithë Shqipërinë, pasi shënojnë fitoren e parë të revolucioni dhe kthimin e zgjedhjeve të lira.

‘Këto zgjedhje janë për 6 bashki, por në fakt janë për gjithë Shqipërinë. Sepse këto zgjedhje shënojnë fitoren e parë të revolucioni tonë paqësore për përmbysjen e narko shtetit dhe hapjen rrugë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Këto zgjedhje duhet të shënojnë kthesën e madhe, për Dibrën dhe Shqipërinë. Për 8 vite ajo që është rritur më shumë në Shqipëri, nuk është popullata, që duhej të rritej sipas ligjeve të natyrës dhe biologjike, por është rritur varfëria dhe mjerimi.

 

 

Me përpjekje të jashtëzakonshme arritëm të kemi rrogën mesatare më të lartë në Rajon në vitin 2012. Sot kemi rrogën më të ulët në rajon.

 

Vetëm në 3 muaj e fundit janë rritur çmimet në mënyrë shumë të ndjeshme. 17 për qind është rritur çmimi i zarzavateve, 10 për qind buka. Çmimi i naftës është më i larti në Europë, njësoj si Zvicra dhe Suedia. Pse? Sepse Edi Rama ka vendosur taksat më të larta për të mbushur xhepat me naftën tuaj dhe të fermerëve shqiptarë.

Shpesh ju thonë se në vitin 2008 ka qenë nafta me çmimin më të lartë, por çmimi i fuqisë në treg ka qenë 150 dollarë. Ndërsa vitet e fundit nuk ka qenë fuqia më e shtrenjtë ka qenë 90 dollarë ka qenë nga 40 në 90 dollarë për fuqi. Nafta sot duhet të jetë 1/3 e çmimit më e lirë se shitet në treg’, - theksoi gjatë fjalës së tij lideri historik i demokratëve, Sali Berisha në takimin me demokratët dibranë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...