Kryetarja e LSI mbështet kandidatin e 'Shtëpisë së Lirisë': Për të mirën e Dibrës

Diel, 13 February 2022 16:45

 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka postuar një status në rrjetet sociale, duke iu bërë thirrje qytetarëve të Dibrës, që të votojnë në zgjedhjet e 6 marsit për kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, Premtim Kryemadhi.

Monika Kryemadhi shprehet se vota për Premtim Kryemadhit do të thotë më shumë investime dhe të mira për Dibrën dhe dibranët.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Për të mirën e Dibrës, zgjidhni alternativën më të mirë!

 

E përshëndes propozimin e z. Premtim Kryemadhi, kandidat i Shtëpisë së Lirisë për bashkinë Dibër, i cili krahas paraqitjes së një platforme për drejtimin e bashkisë, ka ftuar në debat publik kandidatët e tjerë që garojnë në zgjedhjet e 6 Marsit. Ky është një standard demokratik që i ka munguar prej vitesh kulturës së zgjedhjeve në Shqipëri. Ku garat elektorale më së shumti kanë shërbyer si një moment përbaltje, se sa përballje ofertash politike.

Presioni i administratës publike dhe paraja në zgjedhje, janë faktorë që krahas fitores së kandidatit që mbështetet nga këto fenomene, sjell edhe shkatërrimin e qytetit, monopolizimin e ekonomisë, rritjen e taksave që më pas shkojnë në koncesione dhe investime për të pasuruar ata që i hodhën paratë për të blerë vota.

6 Marsi është shans i ri për t’u shkëputur nga të tilla fenomene, që dosjet 184 dhe 339 vërtetuan se kishin ndodhur në Dibër dhe gjerësisht në Shqipëri.

Dibra dhe dibranët meritojnë transparencë!

Zgjidhni më të mirin e Dibrës në 6 Mars!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...