Berisha të rinjve të FRPD: Fitorja e 6 marsit do të jetë realitet, trokisni në çdo derë

Hënë, 14 February 2022 18:03

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha zhvilloi pasditen e sotme një takim me të rinjtë e FRPD në bashkinë e Lushnjes.

Ish-kryeministri i quajti të rinjtë si pjesë e rëndësishme e fushatës elektorale të 6 marsit.

Berisha kërkoi nga të rinjtë të trokasin në çdo derë dhe të takojnë sa më shumë qytetarë për të kërkuar votat për kandidatin e koalicionit Shtëpia e Lirisë, Elton Bano.

"Do të vazhdojmë këtë betejë që të shënojmë fitore në 6 bashkitë në zgjedhjet e 6 marsit. Kjo do të jetë realitet, ju garantoj por vetëm me një kusht që ju të merrni përsipër mesazhin e kësaj fushate.

Mos harroni se askush nuk mund të jetë më bindës, më i mikpritur se sa një vajzë dhe një djalë që troket në derën e një qytetari, apo një banori, që ndalon në rrugë një kalimtar, në një bisedë me 2-3 të tjerë për të ndarë mendimet.

Çdo njeri e di pastërtinë e idealeve tuaja, ndaj dhe ju jeni e mbeteni mesazherët më të shkëlqyer dhe më të besuar për këtë fitore, por edhe për fitoret e këtij revolucioni. Rëndësi të jashtëzakonshme ka roli juaj sepse qëe një vend të ketë të ardhme duhet të ketë lirinë, duhe të investojë shumë për për ndërtimin e lirisë", u shpreh Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...