Berisha: Rama sekuestroi logon e PD për të mashtruar zgjedhësit. Sqaroni qytetarët, votat vetëm për 'Shtëpinë e Lirisë'

Hënë, 14 February 2022 18:14

 

Nga Lushja ku zhvilloi një takim me të rinjtë e FRPD, lideri historik i PD, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka sekuestruar logon e PD në bashkëpunim me Lulzim Bashën për të mashtruar zgjedhësit.

Berisha kërkoi që të sqarohen votuesit se duhet të votojnë vetëm për kandidatët e koalicionit opozitar 'Shtëpia e Lirisë'.

"Këto ditë ju ftoj të bëni gjithçka për fitoren e Elton Banos. Ju ftoj betejën e fitojmë por duhet të punojmë shumë për këtë fitore, sepse kemi menjanë qeverinë e cila prej 15 vitesh e ka keqqeverisur këtë qytet, pra thellë në zemër çdo lushnjar do thoshte boll më me këtë qeverisë.

 

 

Por në anën tjetër, në një akt të pashembullt Edi Rama ka rrëmbyer logon e PD dhe ia ka dhuruar atë pengut të tij Lulzim Brava me qëllimin e vetëm për të mashtruar zgjedhësit, për të keqorientuar zgjedhësit.

 

Shpjegoni çdo banori të Lushnjes, vota për të ardhmen, vota për ndryshimin është vota te 'Shtëpia e Lirisë', është vota për Elton Banon. Çdo votë tjetër në logon e rrëmbyer është votë e humbur.

Bëni gjithçka, të bashkohemi të gjithë si demokratë, asgjë nuk i lidh demokratët e Lushnjes me një njeri i cili është në dy hetime të forta ndërkombëtare për lidhje me krimin. Unë e kam mbëshetur më shumë se askush tjetër, me bindjen se përfaqëson një gjeneratë të re, por ai rastisi siç thotë populli armë me vrimë, i prishur", u shpreh Berisha përpara të rinjve të Lushnjes

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...