‘PD u tradhtua nga Basha në Durrës’, Ardian Muka: Si më mashtroi duke përdorur Grida Dumën

Tuesday, 15 February 2022 08:47

 

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë Durrës, Ardian Muka, është shprehur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ai nuk ka kandiduar rastësisht, pasi prej 20 vitesh është pjesë e Partisë Demokratike.

Gjithashtu, Muka është shprehur se socialistët kanë fituar Durrësin këto vite, pasi PD-ja në këtë qytet është tradhtuar nga Lulzim Basha.

“Kandidimi ka qenë një dëshirë dhe një reflektim i imi. Jam pjesë e politikës së djathtë prej më shumë 20 vitesh, jam edhe qytetar i Durrësit. Në kontakt me qytetarët ishte një dëshirë edhe e tyre për të parë një bir të tyre në politikë.

Unë vij nga një familje durrsake, ku prej më shumë se 170 vitesh jemi në Durrës. Djali im është brezi i gjashtë që lind në Durrës. Nëna ime vjen nga Kosova, e cila ka ardhur pas viteve 40’ në Shqipëri', tha Muka.

 

Muka tregoi edhe sesi Basha e ka mashtruar në vitin 2015.

Pjesë nga biseda:

Ardian Muka: Përveç makinerisë së PS, ka edhe problematika për atë që PD është në Durrës, por nga faktet e fundit, ne kemi qenë të tradhtuar në misioni tonë nga kryetari i Partisë...

Ylli Rakipi: A e njhni Luli Bashën? Kur e kuptove që ishte ky person?

Ardian Muka: Me deputetin Basha kam patur marrëdhënie institucionale. Në 2015 më është ofruar të isha kandidat për zgjedhjet në Durrës. Në momentin e fundit u bë zgjedhja me marifete.

Ylli Rakipi: Këtë e ka bërë vazhdimisht ai, cakton 4-5 në një detyrë. Kë caktoi Basha?

Ardian Muka: Zonjën Grida Duma. Në atë moment thyhesh, sepse besojmë në një kauzë. Por, nga ai moment mes meje dhe zotit Basha nuk ekzistonte më besimi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...