Mesazhi i Berishës: Objektivi ynë i madh, rrëzimi i qeverisë së Ramës

Tuesday, 15 February 2022 12:15

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij para fermerëve shkodranë në njësinë Ana e Malit, deklaroi sot se me fushatën e nisur "duam t'u japim këtu në Shkodër, në Durrës, në Peshkopi, Lushnjë, Rrogozhinë, Kavajë, një mesazh të gjithë shqiptarëve, kundër qeverisë së Edi Ramës dhe vendosmërinë tonë për të ecur në objektivin e dytë të madh, rrëzimin e këtij shteti për të cilin interesat e qytetarëve nuk ekzistojnë.”

“Nëse fermerët shqiptarë kanë qenë ndonjëherë të braktisur, ka qenë kjo periudhë, Ju vazhdimisht më keni dëgjuar se Edi Rama e ka diskriminuar veriun dhe e them me bindjen më të plotë, por me ju, me fermerët, ai i ka diskriminuar fermerët kudo që janë. Ai u ka hequr mbështetjen, në një psikologji absolutisht të mbrapshtë dhe totalitare", tha Berisha.

"Në psikologjinë atërore, “privati është privat dhe nuk ka punë me të për shtetin”, por privati është themeli i shtetit, por jo në psikologjinë e një hajduti, të një njeriu që vjedh. Natyrisht mbështetjet individuale për fermerët, subvencionet, grantet nuk janë shuma të mëdha që mund të mbushësh valixhen siç i mbush me koncesionet, me tenderat e mëdhenj dhe në këtë mënyrë ai i ka hequr nga llogaria e ndihmës, duke ua bërë fermerëve shqiptarë shumë të vështirë konkurrencën me tregun përreth dhe tregun evropian.

 

 

Në këtë kontekst, kjo fushatë është e përgjithshme edhe për ju, sepse ne duam të japim këtu në Shkodër, në Durrës, në Peshkopi, Lushnjë, Rrogozhinë, Kavajë, një mesazh të gjithë shqiptarëve, kundër qeverisë së Edi Ramës dhe vendosmërinë tonë për të ecur në objektivin e dytë të madh, rrëzimin e këtij shteti për të cilin interesat e qytetarëve nuk ekzistojnë"

Modifikuar më Tuesday, 15 February 2022 19:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...