Rama bën dallaveret te restoranti i tij/ Kush është biznesmeni mik me kryeministrin dhe lidhja me aferën e Portit të Durrësit

Tuesday, 15 February 2022 16:55

 

Tashmë e provuar se kryeministri Edi Rama vizitat në SHBA i shfrytëzon për interesat e veta ose të oligarkëve që e shoqërojnë.

Edhe vizita e fundit, ajo për ceremoninë e marrjes pjesë të Shqipërisë si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB, i ka shërbyer Edi Ramës për të kaluar kohën nëpër restorantet e shqiptarëve të New Yorkut.

Por kjo në fakt ka prapaskena pasi pikërisht në një prej restoranteve, Edi Rama bën dallaveret me biznesmenë të ndryshëm.

I tillë është edhe restoranti i biznesmenit shqiptaro-amerikan, Selim Rusi, personazh të cilin Rama nuk e anashkalon asnjëherë kur është në New York.

Kryeministri Edi Rama në restorantin e biznesmenit shqiptar në NY

Burime për SYRI-n bëjnë me dije se vizitat e Ramës te ky restorant dhe takimet me biznesmenin Rusi nuk janë të rastësishme dhe as për kalim kohe.

Diçka tjetër shumë e madhe aty luhet dhe gatuhet, çështja që është shndërruar në aferën e radhës në Shqipëri, ajo e Portit të Durrësit.

Tokën e Durrësit, ose e thënë ndryshe Portin e qytetit bregdetar, projektin 2 miliardë dollarë, a do ta marrë Selim Rusi?

A ka lidhje biznesmeni mik me Edi Ramën, Selim Rusi, me përfitimin e tokës në Durrës?

Biznesmeni Selim Rusi në ceremoninë e marrjes pjesë të Shqipërisë në KS e OKB

Jo pa qëllim biznesmeni Selim Rusi ishte i ftuar edhe në ceremoninë e marrjes pjesë të Shqipërisë si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Pazaret nisin në New York dhe zgjatimet mbërrijnë deri në Portin e Durrësit e afera të tjera me impakt të madh social dhe ekonomik me firmën e Edi Ramës

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...