Berisha: Basha dekonspiroi operacionin e 4 shteteve, belgët do t'i shkojnë deri në fund

Tuesday, 15 February 2022 18:02

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha zhvilloi këtë pasdite një takim me banorët e Njësisë Administrative Guri i Zi në Shkodër, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Bardh Spahia.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka diskriminuar veriun duke inverstuar në të gjitha qarqet më pak se 2/3 e asaj që është investuar me rras guri në sheshin 'Skënderbej'.

 

"Diskriminim racist i Shkodrës dhe veriut nga Edi Rama. Nëse marrim investimet e dhëna për të gjithë zonën e Veriut ato përbëjnë më pak se 2/3 e ivestimeve për rrasa guri në sheshin 'Skënderbej'. E kam denoncuar me dhjetëra herë. Voltana i ka qëndruar parimit të shpërndarjes së barabartë të të ardhurave si në Ana e Malit dhe Guri i Zi", vlerësoi Berisha.

Lideri historik i PD tha se revolucioni i demokratëve është në sprovë të madhe, pasi qeveria ka angazhuar gjithçka për ta ndalur, në bashkëpunim me ish-kryetarin e PD.
Berisha akuzoi edhe Bashën se dekonspiroi operacionin e 4 shteteve për çështjen e 'Toyota Yaris', por shtoi se belgët do t'i shkojnë deri në fund hetimit.

"Revolucioni ynë është në provë të madhe sepse kundër tij për të ndaluar dallgën e tij, narko shteti ka mobilizuar të gjitha potencialet e tij, por si asnjëherë në 30 vite, ne na doli ish-kreu i partisë kallp, na doli siç i thotë populli arrë me vrimë, e prishur. Edi Rama e mori peng me dosje ku ishte kryekëput i inkriminuar. Secili prej jush nëse del në Tv dhe dekonpsiron një operacion policor kryen një vepër penale dhe dënohet. Operacioni policor që denoncoi Lul Brava ishte operacioni i 4 shteteve. Sa mori sa nuk mori nuk e di, por di atë që akuzën që i bëri prokuroria për dekonspirim të operacionit ia mbylli Edi Rama.

Por akuzën e Belgjikës nuk ia mbyll dot e Edi Rama dhe ata do t'i shkojnë deri në fund këtij problemi", tha Berisha.

Ish-kryeministri ftoi demokratët që të bashkohen me koalicionin opozitar 'Shtëpia e Lirisë'.

"Ftoj edhe ata pak banorë që të bashkohen me ne, të mos e identifikojnë veten me një njeri të të pabesë, të marrë peng, nuk iu lidh asgjë me atë, ata janë të lidhur me ju. Duhet ë jemi të të gjithë së bashku, nga ky proces do të dalim më të bashkuar se asnjëherë. Kemi betejë të madhe përpara. Ata kanë konfiskuar logon, e kanë rrëmbyer dhe ai nuk del vetë në shesh betejë se e di mirë se iu ia merrni fytyrën, por i le kandidatët me logon dhe përpiqet të mashtrojë që njerëzit të votojnë një logo e cila është e tëra në dispozicion të Edi Ramës dhe Lul Bravës. Ndaj ju ftoj që të qartësojmë çdo votues të Gurit të Zi, të Shkodrës, nga Shala e deri në Velipojë se logoja e opozitës së vërtetë, logoja e Bardh Spahisë është Shtëpia e Lirisë, vota e numrit dy për kandidatin tuaj", theksoi Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...