Intervista për VOA/ Rama akuzon ShBA-në për shpërdorim të fondeve amerikane në projektet e iniciuara në Shqipëri

E mërkurë, 16 February 2022 09:28

 

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë te Zëri i Amerikës, ku ndër momentet më pikante ishte edhe projekti amerikan Akademia e Transparencës, i cili është ende në fazë përgatitore në bashkëpunim me ShBA-në.

Pyetjes së gazetarit të VOA-s se në cilën faze ndodhet ky projekt Rama u përgjigj me cinizëm se duhet të pyesi administratën në ShBA pasi e kanë afër, por njëkohësisht ka hedhur akuza në drejtim të amerikanëve se për projektet e tyre në Shqipëri ‘thuhet se lekët i jepen Shqipërisë dhe lekët përdoren për të paguar ekspertët që vijnë nga këtu apo një vend tjetër dhe paguen në mënyrë mbresëlënëse’.

Pyetje VOA: Pak më shumë se një vit më parë u fol për krijimin e Akademisë së Transparencës në bashkëpunim me ShBA-në, në çfarë faze është a po ecën përpara?

Rama: Për këtë duhet të pyesni përfaqësuesit e administratës amerikane, këtu e keni afër, USAID-in.

Pyetje VOA: Por kjo është një akademi transparence për Shqipërinë, këta po ju ndihmojë.

Rama: Ata po na ndihmojnë por spo e krijojnë, ky është problemi.

Pyetje VOA: Pra projekti është i pezulluar.

Rama: Jo nuk është i pezulluar por në proces diskutimi që po zgjat dhe po presim të mbarojë me sukses. E rëndësishme është që pala amerikane është e angazhuar të bëjë një gjë konkrete serioze dhe jo një projekt ku thuhet se lekët i jepen Shqipërisë dhe lekët përdoren për të paguar ekspertët që vijnë nga këtu apo një vend tjetër dhe paguen në mënyrë mbresëlënëse dhe japin receta të gatshme që nuk funksionojnë shpesh herë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...