Berisha: Këto janë zgjedhje kombëtare. Kandidatja e Ramës e ka vendin në gjyq

E mërkurë, 16 February 2022 10:24

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha gjatë një takimi në një biznes fason në Durrës, ka hedhur akuza ndaj kandidates së Edi Ramës, Emirjona Sako.

Berisha deklaroi se, Sako ka hedhur firmën e saj në pallate që në tërmetin e nëntorit 2019, morën jetë njerëzish.

 

Lideri i demokratëve, theksoi se këto nuk janë zgjedhje vendore, por janë të përgjithshme për të rrëzuar narko qeverinë.

‘Këto janë zgjedhje vendore. Por aq sa janë vendore, janë edhe të përgjithshme.

Vota juaj ka një vlerë të dyfishtë të madhe.

Së pari, votoni një kandidat me vlera të mëdha njerëzore. Një kandidat që këdo që pyesni, vetëm fjalë të mira për Ardin dhe familjen e tij thotë. Një njeri punëtor, që gjatë gjithë jetës së tij edhe kur PD ka qenë në pushtet, nuk ka trokitur në qeveri për një përfitim.

Përballë tij, është një zonjë e cila garon në mënyrë shumë absurde. Zonja Sako nuk e ka vendin në garën elektorale, por në sallën e gjyqit. Kjo sepse ka firmosur si kryeinspektore për ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i shtatorit, firmë e cila u bë shkas që ata ndërtesa të merrnin jetë në nëntor.

Kjo është e vërteta e saj. Unë kur mësova këtë fakt, mendova se është një akt cinik dhe anti njerëzor i Vangjush Dakos dhe Edi Ramës. Një njeri që ka firmosur akte për shkak të të cilave humbën jetë njerëzish, nuk duhej të kandidonte kurrë. Këta janë arrogantë. Për këta njerëzit janë thjeshtë numra për ti mashtruar, vjedhur’, tha gjatë fjalë së tij, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha në Durrës

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...