Ja të vertetat, që Tabaku të mos genjejë më!

E mërkurë, 16 February 2022 10:34

 

Nga Petrit Vasili/

Kisha vendosur të mos merresha publikisht me këtë Kryetaren e Komisionit të Inceneratorëve Tabaku duke menduar se ndjenja e turpit do ta ndalte për të mos vazhduar të genjente edhe më tej dhe në vazhdimësi.

Por duke qenë se genjeshtra recidiviste është ves, që del me shpirtin si dhe është pandemi tek partia e Bravës, dermani i vetëm për të është përballja me të vërtetat.

Po le të marrim një nga një se si gënjen Tabaku, e instruktuar keq nga Luli i saj, përballë të vertetave të medha dhe të faktuara katërcipërisht.

 

1. Jorida Tabaku genjeu e tha mbrëme në TV ABC së :

"E vetme dhe kemi pasur padi para një vit e gjysmë. Dhe sipas SPAK ishte padia e PD që solli hetimet". (VIDEO).

Pra Tabaku thotë se sipas SPAK ishte padia e PD, që solli hetimet.

Po SPAK-u vetë thotë të kundërtën dhe pikërisht se ishin kallzimet e PD dhe të LSI që sollën hetimet, ja çfarë thotë deklarata zyrtare e SPAK në 14 dhjetor 2021:

"NJOFTIM I PLOTË:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e kallëzimit penal të kryer nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë dhe kallëzimit penal të subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, ka zhvilluar hetime për proçedimin penal".(Foto, njoftim SPAK).

Tabaku pra e ka një hall të madh, që genjen kaq trashë dhe publikisht për fakte të shkruara e që flasin vetë.

Dhe halli i vetëm është që të mbulojë refuzimin e LSI-së për të qenë pjesë e Komisionit, sepse prania e saj do të prishte planin e mirëmenduar të shoë-t me këtë Komision.

2.Tabaku thotë gjithashtu se më paska ftuar që t'i çokërkam informacione asaj.

Por e vërteta është krejt tjetër dhe shumë e madhe.

Unë i kam kërkuar zyrtarisht Kryetares së Kuvendit si dhe Lulit të saj dhe Alfred Rushës Kryetar i grupit Parlamentar në atë kohë, që të merrja pjesë si anetar i Komisionit dhe të jepja çdo kontribut në emër të LSI për të hedhur dritë mbi aferën mafioze gjigande të Inceneratorëve.

Tabaku duhej të skuqej, kur genjen në këtë farë feje sepse komunikimet me Lulin e saj dhe Z.Rusha si Kryetar i Grupit Parlamentar une i kam bërë me shkrim dhe me kembengulje në emër të së vertetës dhe këto komunikime janë fakte, që asnjë genjeshtër nuk i zhbën dot.(Dokument, Foto e SMS me Rushën)

Po si do t'jua mbushë mendjen njerezve Tabaku, se LSI si denoncuesja më e madhe dhe me fakte shumë të rënda, që Tabaku e pranon vetë se as nuk i dinte e njihte fare, nuk duhej të ishte as anëtare e Komisionit Hetimor, që ajo drejton.

Kush është ai budalla që mund të besojë se Tabakut mund ti duhej kushdo si anëtar në Komision, por vetëm LSI jo.

Tabaku vetë, mbrëme në TV ABC, pohoi dhe pranoi :

"Janë informacion që Kryemadhi i ka pasur ne nuk i kemi pasur. Nuk e di si i ka pasur".

Pra qellimi i vetëm i ketij refuzimi të egër të LSI për të qenë anëtare e Komisionit Hetimor është sepse prania e saj do ta pengonte shoën, mbulimin dhe fshehjen e te vertetës, gjobvenien e radhës si dhe krijimin e alibise që SPAK të mos veprojë, që janë edhe qëllimet e vërteta të Komisionit të Tabakut dhe Lulit të saj.

Tabaku na qenka shqetësuar edhe se si i paska pasur Monika Kryemadhi këto informacione dhe jo për sa të rënda ato ishin.?!

3.Eshtë e vertetë e madhe dhe tronditëse se kur LSI dhe Monika Kryemadhi, por edhe unë në emër të LSI, që në mars të 2021 bëmë publike faktet shumë të rënda dhe krejtësisht të panjohura më parë për Inceneratorët,

Tabaku dhe Luli i saj nuk i mbeshtetën kurrë ato, por heshtnin totalisht sikur nuk kishte ndodhur asgje njelloj sic heshte rilindja, qe ishte edhe fajtorja e madhe.

Bile Luli i saj, ne ate kohe, bente edhe deklarata enkas ne te njejten kohe me keto denoncime, qe te pengonte sa te mundte pasqyrimin e tyre live neper TV.

Tre kallzime shume te medha te LSI me qindra fakte dhe dokumenta shume te renda si edhe çdo informacion tjeter, qe nxjerrin ne shesh aferen mafioze te shekullit, kane nje vit qe jane depozituar zyrtarisht ne SPAK.

Keto jane te verteta, qe nuk i luan topi.

Keto te verteta kerkojne vetem e vetem hetim urgjent te SPAK-ut dhe jo shoë Komisionesh per te mbuluar e shperqendruar presionin e gjithanshëm ndaj SPAK-ut qe ai te veproje dhe te coje fajtoret para drejtesise sepse faktet i ka me tonelata dhe duhet ta kishte mbyllur me kohe kete afere kaq te rende mafioze.

Keto jane te vertetat e medha, qe nuk ka genjeshter apo sperdredhje politike mediatike e akaparuar nga parate e Inceneratoreve, qe mund ti erresoje dot.

Keqardhje e madhe per Tabakun, qe Luli i saj pa e kursyer hiçfare, e perdor keqas dhe e vendos ne pozicione te tilla kaq qesharake dhe butaforike ne funksion te gjobvenies se radhes te tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...