'Mos votoni logon që ka rrëmbyer Rama! Dy kandidatët e tjerë janë me probleme ligjore'

E mërkurë, 16 February 2022 10:52

 

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve në të gjithë vendin, kudo që ata do të votojnë më 6 Mars, “të mos harrojnë se çdo votë tek logoja e rrëmbyer e PD-së është votë e humbur për Partinë Demokratike dhe opozitën e vërtetë dhe çdovotë për kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” është votë për opozitën e vërtertë.

Gjatë një vizite në një fasoneri në qytetin e Durrësit, që prodhon dhe eksporton këpucë, Berisha shpjegoi situatën në të cilën janë vënë demokratët në këto momente prej bashkëpunimit të Lulzim Bashës me kreun e qeverisë Edi Ramën.

“Shiko ç’kanë bërë, - tha ish-Kryeministri. - Për herë të parë në 30 vite shpiket pseudo-opozita. Këtë nuk e bëri Ramiz Alia në vitin 1990. Jo! Nuk e bëri! U themeluam, e pa që s’kishte mundësi tjetër dhe e pranoi.

Kurse Edi Rama arriti të krijojë opozitën e tij falso me Lul Bravën dhe me policë dhe me gjykatës të tij, t’i japë logon e PD-së! T’I japë logon e PD-së në ëmnyrë që njerëzit të mashtrohen ditën e votimit dhe të mendojnë se po votojnë për Partinë Demokratike, kur në fakt ata votojnë për “kallpin” e opozitës, për Lulzim Bravën!

Ndaj dhe thirrja ime për çdo qytetar në Durrës dhe kudo që votohet është që të mos harrojnë se çdo votë tek logoja e rrëmbyer e PD-së është votë e humbur për Partinë Demokratike dhe opozitën e vërtetë dhe çdo votë për kandidatët e Shtëpisë së Lirisë është votë për opozitën e vërtetë, është votë për ndryshimin.

Ne kemi nevojë jetike të kemi një opozitë të vërtetë, se vetëm me opozitë të vërtetë ne mund të përballojmë dhe përmbysim këtë qeveri, më e keqja e 30 viteve,” nënvizoi Berisha.

Gjatë bashkëbisedimit, Berisha sqaroi edhe arsyen e aktivizimit të tij edhe më fuqishëm në PD se më parë. “ U riktheva për t’u sjellë ju në piedestal. Se të rinjtë do të vendosim ne”, tha ai dhe shtoi:

“Prandaj i kemi shumë të rëndësishme këto zgjedhje. E vërteta është se Foltorja solli shpresë. Mirëpo konkretizimi i suksesit në këto zgjedhje është mesazhi më i fuqishëm i shpresës që ne dërgojmë kudo në Shqipëri, veçanërisht te të rinjtë, e presin me padurim një mesazh të tillë dhe unë kam besim të plotë se do t’ia dalin. Është një klimë shumë pozitive, ju e shihni.

Ju e dini që rëndojnë shpirtra njerëzish mbi firmën e Sakos. Sako që përfaqëson Gjushin, ka vendosur firma në dokumente, që kanë shkaktuar më vonë drama të mëdha njerëzore të tërmetit. Është autore, është kryeinspektore e dramave të tërmetit të shtatorit, të cilat shërbyen apo ishin një bazë e dramës së madhe që krijoi tërmeti i nëntorit. Me firmën e saj. Ajo ka firmën, ajo s’duhet të kishte kandiduar kurrë. Ndërgjegjja njerëzore s’mund ta lejonte. Pse dha pasardhësja e Gjushit, dorëheqjen?! Se nuk pranoi të firmoste dokumentin e saj."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...