Zgjatja e vetingut, Leskaj: Shifra skandaloze, deputetët duhet të ndaleshin

E mërkurë, 16 February 2022 14:07

 

Deputetët e Kuvendit votuan për zgjatjen e mandatit të KPK, megjithëse gjatë këtyre 4 viteve, ky organ ka punuar me ritme të ulëta, e në mungesë eficence. Deputeti i PD, Bujar Leskaj, gjatë një interviste për SYRI TV, tha se 1 gjyqtar, ka marrë më pak se 1 vendim në muaj, ndërkohë që vendimmarrja e kolegëve evropianë është 20 herë më e lartë. Sipas tij, deputetët duhej të merrnin parasysh këto shifra skandaloze, para se ta votonin në bllok

Deputetet që mbështesin Lulzim Bashën bashkuan votat me PS, për të miratuar zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut në drejtësi, pa bërë më parë një analizë sesi kanë funksionuar ato këto 4 vite.

Deputeti i PD, Bujar Leskaj, evidentoi gjatë një interviste për SYRI TV, mungesën e eficencës së këtyre institucioneve. Përmes një llogaritjeje aritmetike, ai tregoi ritmet e ulëta të punës së KPK, ku një gjyqtar ka marrë më pak se 1 vendim në muaj, ndërkohë që vendimmarrja e kolegëve evropianë është 20-fish më e lartë

Sipas Leskajt, janë pikërisht këto shifra, që duhej t'i bënin deputet të ndalonin.

Në thelb, Leskaj shprehet pro vetingut dhe reformës në drejtësi, por sipas tij, duhet bërë më parë një analizë dhe të referohen ndryshimet vërtet të nevojshme.

Me 10 shkurt, Kuvendi miratoi me 118 vota pro ndryshimet në Kushtetute, për të zgjatur mandatin e organeve te vetingut në drejtësi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...