Berisha: Protesta të fuqishme për aferat e Portit të Durrësit dhe inceneratorëve

E mërkurë, 16 February 2022 14:11

 

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, ishte i pranishëm sot në një tryezë të organizuar nga shoqata ‘Durrësi’, ku ishte i ftuar edhe kandidati i Shtëpisë së Lirisë për Durrësin, Ardian Muka.

Në qendër të diskutimeve ishte afera e Portit të Durrësit.

Berisha tha se në këtë aferë korruptive është i implikuar Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Sipas tij, kjo është afera më e madhe korruptive ndoshta edhe në planet. Berisha tha se do shqyrtohet edhe mundësia e protestave për aferat e qeverisë.

 

“Ne do të konsiderojmë protesta shumë të fuqishme edhe për inceneratorët, edhe për Portin e Durrësit, ne jemi në një revolucion dhe ky revolucion, do të përballet me regjimin për aferat e tij më të zeza. Nuk ka aferë më të zezë se kjo. Nuk mund të ketë. Mendja nuk mund të shkojë kund.

E thashë edhe njëherë: inceneratorët duken nënfish. Gjetën një mafioz, që i thoshin ne do të japim kaq, ne do të marrim kaq nga buxheti i shtetit, ti me çelësa në dorë do të na e dorëzosh me kaq dhe... Ishte pazar ai. Gjysmën e parave e merrte qeveria, gjysmën e merrte ai që sillte hekurishtet dhe që tani s’funksionoi në Fier.

Tani fare, kanë kaluar në një stad krejt tjetër. Tani jemi offshore, nuk merret vesh kush është. Paratë i kemi, paratë janë të varrosura në Shqipëri, ua them unë. Në Shqipëri ka kontejnerë me para të atyre që jetojnë me para të mafias. Se ajo që u kap në Toyota Yaris, ajo është vetëm të themi “kafeja” e tyre. Po vërshojnë euro lumenjsh eurosh droge në Shqipëri dhe kompanitë e tyre do të fshihen në offshore,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...