Zhvatën 430 mln euro/ Rama mbron inceneratorët: Nuk ka aferë!

E mërkurë, 16 February 2022 20:31

 

Një ditë pasi deklaroi në intervistën për Zërin e Amerikës se SPAK nuk duhet të hetojnë duke dëgjuar llafe dhe spekullime, por vetëm nëse gjejnë prova, sot kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër deklaratë të çuditshme.

Në replika me qytetarët në profilin e tij të Facebook, Rama shprehet se nuk ka aferë korruptive për inceneratorët, në një kohë kur janë zhvatur nga buxheti i shtetit 430 mln euro.

Afera e inceneratorëve është konsideruar si vjedhja e shekullit, ndërkohë që fakte të reja po dalin në dritë çdo ditë se si është abuzuar me buxhetin e shtetit dhe taksat e qytetarëve.

Madje kryeministri nuk e cilëson aspak si shqetësuese këtë çështje dhe shton se është bërë një punë e mirë duke shpëtuar komunitetet nga makthi i plehrave.

Replikat në Facebook

Ilir Mustafaraj: A ndjeni pergjigjesi Ju Z. Kryeministër per aferën e inceneratorëve?
Edi Rama: Ilir Mustafaraj per cilen "afere te inceneratoreve" se une nuk di ndonje afere inceneratoresh, po di nje pune te mire qe ka shpetuar tre komunitete te medha nga makthi i plehrave, ne Tirane, Elbasan dhe Fier! Nese ne kete pune te mire ka pasur edhe individe qe mbrapa shpines se qeverise, kane abuzuar me pushtetin e tyre, per te nxjerre perfitime te paligjshme, kete e nxjerr hetimi dhe gjykimi i drejtesise, jo propaganda politike apo balta mediatike! Por kjo nuk e ndryshon faktin se veprat jane ndertuar, jane aty dhe jane ne sherbim te komuniteteve, te shendetit publik e te mjedisit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...