'Nuk ka shkelur Kushtetutën'/ GJK rrëzon të gjitha pretendimet e Kuvendit për presidentin Ilir Meta

E Enjte, 17 February 2022 08:09

 

'Ilir Meta nuk ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe asnjë nga pretendimet e Kuvendit të Shqipërisë për presidentin nuk qëndron'.

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar të gjitha akuzat e mazhorancës socialiste ndaj kreut të shtetit, lidhur me deklaratat e tij për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Sipas vendimit të GJK, presidenti Ilir Meta nuk shkarkohet dhe do të vijojë ushtrimin e detyrës.

GJK bën të ditur se presidenti Ilir Meta nuk ka konsumuar shkelje të rënda Kushtetuese, siç pretendon Kuvendi, lidhur me deklaratat e kreut të shtetit për 25 prillin.

"Faktet që lidhen me të drejtat në procesin zgjedhor nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës", thuhet në vendimin e GJK, teksa të gjitha pikat e ngritura nga shumica parlamentare dhe kryeministri Edi Rama kanë rënë.

"Gjykata Kushtetuese, pasi verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për ngritjen e komisionit hetimor, garantimin e së drejtës së Presidentit për t`u dëgjuar dhe për t`u mbrojtur dhe duke mbajtur në konsideratë pavarësinë organizative të Kuvendit, në tërësi konstatoi se nuk ka pasur shkelje kushtetuese gjatë kësaj procedure.

Në lidhje me shkaqet për të cilat Kuvendi ka vendosur shkarkimin e Presidentit, Gjykata Kushtetuese, pasi përcaktoi elementet objektive të “shkeljes së rëndë të Kushtetutës” të parashikuar në nenin 90, pika 2, të Kushtetutës, si dhe vlerësoi kërkesën e nenit 90, pika 3, të Kushtetutës për të vërtetuar fajësinë e Presidentit, arriti në përfundimin se:

1. Faktet e paraqitura si shkelje të nenit 86, pika 1, dhe nenit 89 të Kushtetutës, nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës.

2. Nuk ka shkelje të rëndë të nenit 88, pika 3, të Kushtetutës, pasi:
- Faktet që lidhen me të drejtat në procesin zgjedhor nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës.
- Faktet që lidhen me marrëdhëniet me partnerët strategjikë nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.
- Faktet e paraqitura si shkelje që lidhen me pavarësinë e organeve publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.
- Faktet e paraqitura si shkelje të rendit dhe sigurisë publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

3. Faktet e paraqitura si shkelje të nenit 94 të Kushtetutës nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës", thekson Kushtetuesja.
***
Vetë kreu i shtetit Ilir Meta pati deklaruar se Rama kërkon ta shkarkojë nga president për metaforat letrare dhe intervistën te gazetari Çim Peka në Syri Tv. Meta është shprehur se do të përfundojë mandatin Kushtetues deri në 24 korrik 2022 dhe më pas do t'i rikthehet politikës aktive

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...