Vendimi i Kushtetutës për Metën, ja çfarë shkruan Washington Post

E Enjte, 17 February 2022 10:44

 

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili rrëzoi kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Pas vendimit të dhënë nga Kushtetuesja, ku vetëm 1 nga 7 anëtarët ishte “pro” shkarkimit, Ilir Meta do të qëndrojë në postin e Presidentit deri në fund të mandatit të tij.

Washington Post shkruan se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Meta, “për nxitjen e destabilitetit dhe shfaqjen e njëanshmërisë përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar”.

 

“Gjykata tha në një vendim të lëshuar të mërkurën vonë, se provat kundër Metës nuk përbënin “shkelje të rëndë të Kushtetutës”, e cila është një prag ligjor për shkarkimin e një Presidenti në detyrë. Në qershor të vitit të kaluar, ligjvënësit shqiptarë votuan 104 me 7 për shkarkimin e Metës pasi një hetim parlamentar arriti në përfundimin se ai kishte shkelur 16 nene kushtetuese dhe kishte nxitur dhunë me paragjykimet e tij kundër socialistëve në pushtet gjatë fushatës për zgjedhjet e prillit 2021.

Meta, mandati i të cilit përfundon në korrik, kishte denoncuar hetimin dhe shkarkimin, me argumentin se ishin të paligjshme.

“Zero surprizë për zyrën e presidentit! Kjo çështje nuk duhej të fillonte!”, ka shkruar zëdhënësi i presidenti Meta, Tedi Blushi në Facebook pas dhënies së vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Vendimi është përfundimtar.

Procesi i shkarkimit u nis nga 49 ligjvënës socialistë në pushtet, të cilët akuzuan Metën, një ish-kryeministër socialist që u largua nga partia vite më parë, për nxitje të destabilitetit dhe dhunës në kombin ballkanik dhe për anashkalimin e opozitës politike përpara zgjedhjeve.

Partia Socialiste përfundoi duke fituar 74 nga 140 vendet e parlamentit për të fituar një mandat të tretë katërvjeçar në qeverisjen e Shqipërisë.

Presidenca e Shqipërisë është kryesisht ceremoniale, por mbart njëfarë autoriteti mbi gjyqësorin dhe forcat e armatosura. Roli në përgjithësi kuptohet gjithashtu si apolitik, por Meta është përplasur rregullisht me qeverinë socialiste.

Që kur u bë president në vitin 2017 me mbështetjen e socialistëve, Meta ka kundërshtuar axhendën e tyre, ka bllokuar emërimet e ministrave dhe ka vënë veton”, thuhet në artikullin e gazetës amerikane

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...