Nikoll Lesi: Ilir Meta luftoi kundër Ramës si dikur ndaj turqve me kova me zift dhe fitoi

E Enjte, 17 February 2022 17:29


Nikoll Lesi ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Presidentin Ilir Meta.

Sipas Lesit, është fitore e madhe, fakti që Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkoi Metën.

Në një shkrim tek Koha Jone, Lesi thekson se duke pasur parasysh presionet e mazhoranës pritej që Kushtetuesja të vendoste për shkarkim.

“Një vendim surprizë ka dalë mbrëmë në mesnatë nga gjykata kushtetuese e Shqipërisë. Themi surprizë, pasi tentakulat e pushtetit të PS-së janë ngulitur kudo nëpër trupin e vendit. Eshtë thënë dhe shkruar disa herë nga analistë dhe media serioze se Presidenti Meta nuk kishte asnjë arësye për tu shkarkuar, siç veproi parlamenti i vjetër, natyrisht nën pushtetin e Edi Ramës.

Por duke qenë se presioni politik, bile edhe shantazhet ndaj gjykatës kushtetuese prej kryeministrit dhe mazhorancës ishin të jashtëzakonshme, kishte mundësi që shumica dërmuese e gjyqtarëve të kësaj gjykate supëriore të vendosnin nën urdhërat e mazhorancës.

Kryeministri kishte dërguar direkt shefin e grupit të deputetëve të PS-së, Taulant Ballën në sallën e gjykimit si shenjë e hapur presioni ndaj tyre.

Ndërkohë presidenti dhe Presidenca u mbrojt stoikisht ndaj këtyre sulmeve. Ata luftuan si dikur ndaj turqve që donin të hynin brenda murëve të Kalasë së Krujës, pra edhe me kova me zift hodhën mbi klikën.

Dhe fituan!”, shkruan Lesi.

Më tej ai ka argumentar se përse vendimi është surprise.

Sipas tij është i tillë, pasi ka dalë 6 me 1 në favor të Presidentit Meta, ndërkohë që shumica janë votuar nga PS-ja me anë të mekanizmave që ka nën kontroll kryeministri.

“Pa e zgjatur mund të themi se më në fund kemi një gjykatë të pavarur nga politika dhe jo se votoi në favor të Ilir Metës. Ata votuan dhe nderuan vetveten duke treguar popullit se njohin vetëm Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe jo pushtetin apo politikën.

Ata, të 6 gjyqtarë, u lartësuan në sytë e publikut.

Nëse shprehemi shkurt mund të thuhet se ka akoma shpresë për Shqipërinë se ka njerëz me integritet dhe nuk mund të blejë gjithçka PUSHTETI”, shkruan ai në gazetën e vet”, shkruan më tej Lesi./CNA.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...