Inceneratorët/ Kryemadhi publikon fakte se si janë përvetësuar 2,1 miliardë lekë: SPAK të veprojë...

E Enjte, 17 February 2022 19:53

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar të tjera fakte në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Në postimin e saj në Facebook, Kryemadhi tregon sesi kompanitë janë krijuar me qëllimin e vetëm për të realizuar evazionin financiar.

Kryemadhi thotë se se do vijojmë të bëjnë publike, pa kompromis, faktet tronditëse të aferës së 3 inceneratorëve, ndërkohë kërkon nga SPAK, të shohin paditë dhe faktet e paraqitura, për t’i vendosur para drejtësisë të gjithë përgjegjësit.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:
Ja “veprat” e Edi Ramës, që qytetarët ta kuptojnë se ku ikin paratë e tyre!

Nga 31 miliard lekë, që qeveria i ka dhënë inceneratorit të Fierit deri në Dhjetor 2021, 2,1 miliard lekë, rezultojnë të jenë implikuar në një skemë krimi financiar.

Këto janë faturat tatimore me data, se si Inceneratori Fier ka realizuar skema për fryrje kostosh dhe rimbursim TVSH-je.

Kompanitë janë krijuar me qëllimin e vetëm për të realizuar evazionin financiar, ato kanë nga 2 punojës, të regjistruar fiktivisht, nuk kanë mjete, si dhe rezultojnë pa liçencat.

Pagesat për Inceneratorin e Fierit duhet të kishin ndaluar prej kohësh dhe duhej të ishte nën sekuestro preventive.

Ndërkohë që do vijojmë të bëjmë publike, pa kompromis, faktet tronditëse të aferës së 3 inceneratorëve, inkurajojmë prokurorët e SPAK, të shohin paditë dhe faktet e paraqitura, për t’i vendosur para drejtësisë të gjithë përgjegjësit!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...