Floriana Garo: Binomi Rama-Basha vazhdojnë të vjedhin bashkë. 6 marsi do shënojë fundin e një opozite të marrë peng

E Enjte, 17 February 2022 20:48

 

Drejtorja e komunikimit e Komisionit të Rithemelimit të PD, Floriana Garo, akuzon kryetarin e shkarkuar të PD, Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama se vazhdojnë të vjedhin bashkë.

Në një deklaratë për mediat, Garo shprehet se Basha braktisi dhe shiti betejat e opozitarizmit si dhe amnistoi me votë sistemin e drejtësisë të kapur dhe kontrolluar nga PS.

Gjithashtu, Floriana Garo shprehet se në 6 mars vota për Shtëpinë e Lirisë do të shënojë fundin e opozitës së marrë peng.

Deklarata
Lulit i ka dalë boja!
Për të justifikuar kartonat jeshilë pro katastrofës së reformës në drejtësi, Basha u rrek sot të gjente një alibi për faktin se: u ul me dëshirë në prehrin e Rilindjes, por beteja “sa për sy e faqe” me Edi Ramën, sapo ka filluar!

Lulzim Brava kërkon të shesë opozitarizmim fallco dhe betejat e njëpasnjëshme të braktisura dhe të shitura haptas me sloganin e hershëm të pengmarrësit të tij, Edi Ramës: "Fajin e ka Saliu"!

Lulzim Brava nuk mund t'u shpjegojë qytetarëve se ç’kuptim ka të tregosh me fakte vjedhjen, kur ti voton ne komisione të parlamentit marrjen e borxhit të ri prej 720 milionësh euro për t'u vjedhur dhe shpërdoruar nga narkoqeveria, apo e amniston me votë sistemin e drejtësie të kapur e kontrolluar nga banda e Rilindjes. Ndërkohë, në aktin final të votimit, ti bëhesh njësh me ta!

Ky është thjesht një teatër ku binomi Rama - Basha vazhdojnë të vjedhin bashkë duke vrarë shpresën e shqiptarëve për ndryshim.

Vota për Shtëpinë e Lirisë, në dt 6 Mars shënon fundin e një opozite të marrë peng. Shënon rizgjimin e shpresës dhe fillimin e ndryshimit!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...