Boçi: Inceneratorët, një skemë korruptive e nisur nga Elbasani dhe që ka në krye Edi Ramën

Premte, 18 February 2022 09:59

 

I ftuar në RTV Ora, deputeti demokrat Luçiano Boçi u shpreh se incineratorët janë një aferë dhe ka shumë shkelje, edhe pse Rama nuk e pranon.

Ai tha se kjo është një skemë korruptive që ka nisur me Elbasanin e ka vijuar me Fierin e Tiranën dhe se ka në krye Edi Ramën.

Boçi: Incineratorët janë një aferë dhe ka shumë shkelje. Rama thotë se ka shkelje, por në fakt nuk pranon aferën. Afera është qeverisëse me objekt shpërdorim e fondeve publike. Kjo skemë duhet të ketë dikë në krye dhe në këtë rast është Rama që miraton fondet dhe vendimet për koncesionit. Kjo është një skemë korruptive që ka nisur me Elbasanin e ka vijuar me Fierin e Tiranën. Këtu ka shkelje të rënda në procedurë dhe në mënyrën se si janë realizuar ato vepra. I gjithë operacioni mund të kushtonte më pak se gjysma e parave të përdorura, ndërsa kostot janë fryrë.

Modeli më flagrant nis me Elbasanin me modelin e incineratorëve, një metodë që është jo e favorshme për vendet evropiane. Derisa një kompani ka dorëzuar një ofertë të pakërkuar dhe merret aprovim dhe ditë pas dite lindin kompani dhe futet në ofertë të pakërkuar. Ministri i Mjedisit i ka kërkuar mendim shumë ministrive, por edhe agjencisë së prokurimeve publike. Forma e ndjekur për incineratorin në fakt nuk ekziston në ligjin për prokurimet publike. Kjo gjë vihet edhe në dijeni të Ëngjëll Agaçit.

Boçi shtoi se në fakt disbursimet për këtë incinerator duhet të ishin nisur kur ai të ishte efeciente, ndërsa ka ndodhur e kundërta.
Boçi: Në fakt disbursimet për këtë incinerator duhet të ishin nisur kur ai të ishte eficente, ndërsa ka ndodhur e kundërta. Disbursimet ndaj kompanisë kanë nisur pa filluar incineratori dhe paratë janë dhënë të gjitha kur ai ka filluar. Elbasani momentalisht ka zero fitim dhe është pranuar një gjë e tillë nga administratori i këtij incineratori. Në Tiranë kryetari i bashkisë së Tiranës ka marrë kompetenca t e këshillit bashkiak dhe atyre të qarkut. Pranueshmëria e tij vetëm me një shkresë ka përjashtuar gjithë bashkitë e tjera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...