Presidenti Meta mesazh për ndarjen nga jeta të Bardhyl Londos: Humbje e madhe për letërsinë! Do kujtohet edhe për vargjet frymësuese që na la trashëgim

Premte, 18 February 2022 11:26

 

 

Presidenti Ilir Meta i shpreh ngushëllime familjarëve të Bardhyl Londo pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit

Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit shkruan se është një humbje e madhe për letërsinë shqiptare.

Meta thotë se Londo do të kujtohet përherë me respekt, veçanërisht për vargjet frymësuese që na la trashëgim.

 

Postimi i Ilir Metës:

Me shumë trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të poetit dhe shkrimtarit të njohur, Bardhyl Londo, intelektualit aktiv dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike.
Një humbje e pazëvendësueshme për familjen, miqtë, kolegët dhe letërsinë shqiptare, ku spikati me talentin e tij të veçantë.
Ngushëllimet më të ndjera!
Bardhyl Londo do kujtohet përherë me respekt, veçanërisht për vargjet frymëzuese që na la trashëgim të gjithëve.

 

ATDHEU ËSHTË DHIMBJE!
Atdheu s’është sa sedilja e makinës tënde,
sa karrigia e zyrës,
sa dhoma komode
A më dëgjon,
ti që me flamur të ri u gdhive në mëngjes,
për ta ndryshuar, ndoshta, prapë në mbrëmje?
Atdheu s’është lojë kalamajsh.
Atdheu është dhimbje.
O Zot,
Dhembje!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...