6 marsi/ Ardian Muka: Pas 22 vitesh bashkinë Durrës do t'ua kthejmë qytetarëve

Saturday, 19 February 2022 16:28

 

Ardian Muka, kandidati i koalicionit opozitar 'Shtëpia e Lirisë' për bashkinë Durrës, tha nga Manza ku zhvilloi një takim me banorët i shoqëruar edhe nga lideri historik i PD, Sali Berisha, se në 6 mars bashkia do t'iu kthehet durrsakëve.

Në 22 vite, Durrësi ka humbur origjinën e tij si qytet 3 mijë vjeçar nga keqdrejtimi i socialistëve, tha Muka.

 

"Unë jam urbanist dhe për qytetin i di problematikat, të gjithë bashkë jam i bindur që do të arrijmë që qytetin ta sjellim në binarë. Në këto 22 vite qyteti ka humbur origjinën e tij, Durrësi i bukur, Durrësi 3 mijë vjeçar është betonizuar. Durrësi nuk ka një lulishte, vuan për rrugë, vuan për trotuare. Trotuaret që ka bërë Vangjushi nuk janë të tilla.

 

 

Ne kemi paguar të gjithë bashkë, sepse ajo bashki në këto 22 vite nuk ka qenë e jona, nuk ka menduar për qytetarët, ka abuzuar me fondet tona, me besimin që ne i kemi dhënë për ta administruar dhe për ta drejtuar bashkinë.

 

Unë si kryetar nesër jo vetëm nuk do të bëjmë këto gabime, nuk do të sillemi si janë sjellë këta njerëz, do të bëjmë ndryshimin e madh, do t'i ndryshojmë faqen bashkisë Durrës, ku secili prej jush, komunitetet, bizneset do të gjejnë te Ardi dhe te bashkia e Durrësit nesër, një bashkëpunëtor. Ju do të gjendeni si në shtëpinë tuaj", u shpreh ai.

Zgjedhjet e 6 marsit, tha Muka, janë të rëndësishme për koalicionin 'Shtëpia e Lirisë' edhe për të fituar zgjedhjet politike nesër.

"Bashkia e re nuk do të jetë bashki e pengut, nuk do të jetë bashki që do t'i mbajë njerëzit lidhur "më jep votën që të të jap shtëpinë, më jep votën që të të jap bonusin", bashkia e re do të jetë bashkia juaj, ne kemi një vizion, një program, ne kemi një mision që është më i madh se bashkia që të gjithë bashkë të ndërtojmë me votë dhe opozitën.

Opozita ishte e vdekur, opozita ishte e shitur, por falë lëvizjes së filluar nga doktor Berisha sot jemi këtu ku jemi, është kthyer shpirti opozitar, është kthyer dëshira për të bërë opozitë, është kthyer forca dhe besimi që ne të gjithë bashkë mund t'ia dalim që të fitojmë bashkinë dhe të fitojmë nesër edhe zgjedhjet politike", u shpreh Muka

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...