Berisha për kandidaten e Ramës: Helmoi Manzën duke djegur plehrat natën, ka përgjegjësi për jetët e humbura nga tërmeti

Saturday, 19 February 2022 17:20

 

Gjatë takimit me banorët e Manzës, lideri historik i PD Sali Berisha akuzoi kandidaten e Edi Ramës për kryetare bashkie në Durrës, Emirjana Sako, për helmimin e banorëve me djegien e plehrave natën, por edhe për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

"Ju e keni dëgjuar historinë e djegësave. Një nga viktimat e asaj historie tragjike është Manza. I depozituan plehrat në një gropë dhe të mbysin qytetin me tymin toksik. Kjo Sako ishte. Që bënte pazaret me shtetin tuaj, se kishte foshnje, nëna shtatzëna, nuk kishte rëndësi, digji natën dhe helmo qytetin e fshatrat. Përfaqësuesja e Edi Ramës, çfarë është ajo? Ua them unë. Jo vetëm solli plehrat këtu e i digjte natën si hije të zeza dhe mbulonte qytetin me helme toksike, nuk vjen rastësisht ajo kandidate, por ajo është kryeinspektorja e të gjitha ndërtimeve të dëmtuara nga tërmeti i shtatorit 2019. Ishin pikërisht ndërtesat e dëmtuara që morën shpirtrat e qytetarëve me tërmetin e nëntorit, sepse kjo u tregua e papërgjegjshme, sepse banorët u lanë aty, që një tërmet tjetër t'u merrte jetën", u shpreh Berisha.

Berisha e quajti çerëzor vendimin e Ramës për të mos i lejuar banorët që t'i shesin shesin shtëpitë e rindërtuara, pas tërmetit të 2019-ës.

"Ju e keni parë vetë se si u trajtuan ndihmat për tërmetin. Ju e keni përjetuar në kurriz që nga Kepi i Rodonit e deri këtu. Dhe tani shtëpitë e rindërtuara duan t'ua japin sikur janë të shtetit. E keni dëgjuar që ato nuk mund t'i shisni, por ky është një akt antikushtetues, antiligjor, çnjerëzor, shtëpia o është o s'eshtë e jotja, por këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama që ka psikologjinë e etërve të tij. Kur rrënohet shtëpia çdo shtet ndihmon banorët, qoftë diktaturë, qoftë vend i lirë, ndërton shtëpitë e shkatërruara. As Enver Hoxha nuk e ka bërë një gjë të tillë.

 

Kur u rindërtuan shtëpitë e shembura në Peshkopi apo Bushat, nuk iu është thënë banorëve se i keni për banim dhe nuk mund t'i shisni. A ka mendje më të mbrapshtë se kjo? Ju bëj thirrje, me votën tuaj të bëni ndryshimin, të votoni për Ardi Mukën për kryetar bashkie të Durrësit, votoni për logon Shtëpia e Lirisë dhe mos ngatërroheni me logon që ka konfiskouar Edi Rama për të mashtruar demokratët për Lul Bravën", tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...