Premtim Kryemadhi: Në 6 mars fitoj bashkinë e Dibrës, 'Shtëpia e Lirisë' 4200 vota para PS

Diel, 20 February 2022 09:05

 

Kandidati i koalicionit opozitar 'Shtëpia e Lirisë' për bashkinë e Dibrës, Premtim Kryemadhi, shprehet se dibranët në 6 mars do t'i besojnë atij bashkinë e Dibrës.

Me profesion mësues Matematike dhe Fizike, Kryemadhi thotë se koalicioni opozitar është 4200 vota para PS-së. fshehje pasurie/ Paditen në SPAK dy komisionerë Publikë
Gjatë një interviste për 'Bulqiza Tv', Kryemadhi thotë se kjo diferencë e konsiderueshme votash është në favor të tij.

 

 

"Unë vij nga një proces primaresh ku demokratët e Dibrës votuan masivisht, me një pjesëmarrje prej 700 anëtarësh, për kandidatin në këto zgjedhje lokale. Gara ime është për kryetarin e bashkisë. Bashkë me LSI-në kemi rreth 4600 vota diferencë me palën kundërshtare. Kemi edhe një palë tjetër brenda llojit.

 

Kandidati Haka ka marrë në zgjedhjet e 25 prillit rreth 4200 vota, që nuk e kalon këtë shifër. Në ato 4200 vota Luan Haka ka edhe votat e këtyre demokratëve që sot janë rreshtuar në anën time, mund të jetë atje edhe vota ime. Por zgjedhjet nuk bëhen me aritmetikë, ato lëvizin. Elektorati është i lëvizshëm, është pjesa gri.

Demokratët nuk e meritonin këtë. Në çdo takim që bëj me demokratët nuk ndjehen mirë për këtë përçarje. U bënë përpjekje për të hyrë me një kandidat. I është thënë palës tjetër që të futen në primare, të na votojnë demokratët e Dibrës dhe kushdo që të fitojë, nëse do të fitonte Luan Haka sot do të isha i rreshtuar pas tij për të marrë bashkinë e Dibrës", u shpreh Kryemadhi.

Duke folur për dy rivalët e tjerë në garë, Rrahim Spahiu i PS dhe Luan Haka, kandidat i Lulzim Bashës, Kryemadhi tha se të dy vijnë nga Tirana dhe nuk jetojnë në Dibër. Dibranët tha ai, duan një kryebashkiak që jeton në Peshkopi 24 orë.

"Dy kandidatët e tjerë, të dy vijnë nga Tirana. Bashkisë Dibër nuk i duhet një kryetar që banon në Tiranë, por që banon 24 orë në 24 në Peshkopi. Dibra po e vuan ndër vite qeverisjen nga Tirana. Kryetari i bashkisë që kishim vinte nga Tirana. Tani sërish iu ofrohet një kandidat që vjen nga Tirana. Dibranët nuk e meritojnë këtë. Në 7 vite kemi ndërruar 5 kryetarë bashkie".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...