Berisha: Në 20 shkurt ’91, Edi Rama u fsheh si lepur në bunkeret e Tiranës

Diel, 20 February 2022 13:24

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha duke folur në takimin për përkujtimin e rrëzimit të bustit të diktatorit, është shprehur se në 20 shkurt 1991, Edi Rama si komunistët e tjerë, u fut në bunker.

‘Në datën 20 ky shesh u bë sheshi i protestës më të fuqishme në historinë e Shqipërisë. Më shumë se 100 mijë qytetarë që në orët e para mbushën këtë shesh dhe motoja e tyre ishte: Studentët duhet të fitojnë.

Herojntë e të vërtetë, protestuesit kaluan çdo rrethim dhe në orën 14:05 minuta shembën, rrëzuan përtokë, bustin e Enver Hoxhës. Në një gjyq popullor, masiv i prenë kokën, njëlloj si francezët në Basti, mbretit të tyre, zvarritën shtatoren në rrugët e Tiranës dhe e sollën deri këtu. Në një gjyq popullor, bronzet e gjalla të diktakturës hoxhiste do të rrëzoheshin. U vërsulën si lepuj, si minj, bunkerëve përreth për të futur kokën e tyre.

Njëri nga ata që në atë kohë do të vraponte drejt bunkerëve është edhe kreu i meduzës në Shqipëri, Edi Rama. Ne këtë ditë e kemi ditën e kujtesës kombëtare. Asnjë komb, asnjë popull nuk ka luftuar më shumë se shqiptarët për lirinë, kundër diktaturave hoxhiste.

Një intelektual i njohur, filozof i madh shkruan se në vitet e luftës, qeverisë naziste, të ishe opozitar do të thoshte që të hapje varrin tënd me duart e tua. Keshtu ndodhte edhe ne Shqiperi gjate diktaktures hoxhiste’, - tha gjatë fjalës së tij lideri historik i demokratëve, Sali Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...