Der Standard: Ballkani i Hapur synon vendosjen e hegjemonisë serbe, nisma u pagëzua nga Soros

Diel, 20 February 2022 20:00

 

Gazeta e njohur austriake, Der Standard, ka publikuar një analizë të gjatë për situatën politike në Kosovë në 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Gazetarja e njohur, Adelheid Woelfl, ndalet edhe te Nisma e Ballkanit të Hapur, duke theksuar se ajo është pagëzuar nga Soros dhe se synon vendosjen e hegjemonisë serbe.

Sipas saj, nisma rivalizon me nismat e tjera të BE-së për lëvizjen e lirë në rajon.

 

“Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në fakt ranë dakord për një treg të përbashkët rajonal në vitin 2020. Por mungon vullneti politik për të ecur përpara. Në vend të kësaj, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri Edi Rama, të cilët jo vetëm kanë një stil politik të ngjashëm autoritar, por gjithashtu duan të bashkëpunojnë, kanë nisur një nismë paralele të quajtur Ballkani i Hapur.

 

Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duan të lehtësojnë lëvizjen e lirë të mallrave me këtë iniciativë. Megjithatë nisma nuk shihet vetëm si një projekt për të konkurruar me strukturat e krijuara të Marërveshjes së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore (CEFTA) dhe tregun rajonal, por edhe si një përpjekje e Serbisë për të rikthyer pretendimet hegjemoniste në rajon. Prandaj Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova nuk marrin pjesë në Ballkanin e Hapur. Është gjithashtu e paqartë se cilat standarde respektohen në bazë të inciativës në kufij për lëvizjen e mallrave, si dhe ekziston shqetësimi se projektet e financuara nga BE për të lehtësuar lëvizjen e mallrave tani thjesht do rrëmbehen nga Ballkani i Hapur, pa përmendur se paratë vijnë nga BE”.

“Në çdo rast, projekti i Ballkanit të Hapur- i njohur më parë edhe si Mini Shengeni- u riemërua me ndihmën e Alexander Soros, djalit të filantropit George Soros dhe të dërguarit të SHBA, James O’Brien, dhe u prezantua vitin e kaluar. Është interesante se nisma përfshin ato forca që u përpoqën vite më parë që të shtynin përpara një shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës. Me shkëmbimin e territoreve, shumë kosovarë u ndjenë të tradhtuar nga Rama dhe Vuçiç. Ballkani i Hapur po shkakton sërish ndarje dhe mosbesim në rajon.

Në dhjetor, demonstruesit në Shqipëri protestuan kundër një takimi mes Vuçiç, Ramës dhe ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Sipas tyre, Ballkani i Hapur ishte një ‘mbulesë për mbytjen e mëtejshme të Kosovës’. Në Kosovë ekziston shqetësimi se Shqipëria dhe Serbia duan të ndajnë Kosovën mes tyre.

Por ka zëra kritikë edhe në BE për nismën e Ballkanit të Hapur, sepse ata duan që gjashtë shtetet t’i kthehen bashkëpunimit. Komisioneri hungarez i BE-së për negociatat e zgjerimit, Oliver Varhelyi, i cili njësoj si kryeministri hungarez, Viktor Orban, është i afërt me regjimin serb, mbështet nismën. Përmes një lidhje video në dhjetor, Varhelyi i bëri thirrje tre vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen nismës”.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...