Berisha: Kjo qeveri po e çon sektorin e bujqësisë drejt shkatërrimit

Hënë, 21 February 2022 12:02

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, deklaroi nga Lushnja se kjo qeveri po i çon fermerët drejt falimentimit. I ftuar në një takim të organizuar nga sindikata e fermerëve, Berisha tha se ky sektor po shkatërrohet.

“Ky sektor është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Qëndrimi ndaj këtij sektori sot i një qeverie të papërgjegjshme, minimumi, është shkatërrimi i këtij sektori. Nëse e dëgjoni atë njeri, që unë i them Kreu i Meduzës, ai fjalën fermer ju garantoj se nuk do e gjeni në gojën e tij, edhe pse flet gjithë ditën. Për të fermeri dhe ferma, bujqësia nuk ekziston dhe mbi këtë bazë ai shpall të gjitha qëndrimet që po çojnë në shkatërrimin e këtij sektori.

Sektori i bujqësisë në Shqipëri punëson rreth 40 përqind të shqiptarëve, 51 përqind të grave në Shqipëri, kontribuon me 20 përqind të prodhimit të brendshëm, kontribuon në përmirësimin e balancës së pagesave, eksportet e frutave dhe zarzavateve kanë arritur në 80 milionë euro në vit. Janë një seri faktorësh që e bëjnë këtë sektor të një rëndësie jetike për vendin.

E vërteta është se ky sektor asnjëherë nuk ka marrë atë që meritonte, atë mbështetje që meritonte nga qeveria. Unë ju deklaroj këtu, se në vitet 2005-2013, të paktë janë ata që e dinë se ne shumicën dërrmuese i kemi bërë në fshat. Ne kemi investuar në fshat shumë më tepër se në të gjitha autostradat, rrugat e tunelet të marra bashkë. Ne si qeveri kishim plan që në çdo fshat të ofronim ato kushte që i ofronim për lagjet e qyteteve tona. Ky është një kusht themelor, pa të cilin fshati e ka të vështirë të ardhmen dhe zhvillimin. Gjithashtu vendosëm sistemin e granteve për prodhimet bujqësore. Sidoqoftë ato ishin të pamjaftueshme. Vendosëm 6 përqind TVSH- për rikthim, por ajo skemë nuk funksionoi.
Por nëse ne investuam 3.2 miliard euro në infrastrukturën e fshatit, ne përsëri nuk arritëm që një buxhet të merituar të kishim vetëm për punën e fermerit si të tillë. Ne besojmë se bujqësia është një potencial shumë i madh, qoftë prodhimi dhe qoftë punësimi. Kushtet dhe toka janë shumë të favorshme,” tha Berisha.

Sipas tij, asnjë shtet nuk humbet nga subvencionimi i fermerëve.

“Këto subvencione janë të pranishme kudo, përveçse në Shqipëri. Edhe kur janë, janë thuajse inekzistente,” tha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...