Ja neni i Konventës së Vjenës që dënon ndërhyrjet e Yuri Kim

Hënë, 21 February 2022 15:05

 

Vitin e shkuar, kur disa zyrtarë të Bashkimit Europian u shfaqën gjatë fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama reagoi me mjafton zemërim. Mjaftoi një postim i shkurtër i tij në rrjetet sociale dhe Brukseli kërkoi falje dhe prej atij momenti nuk pati asnjë ndërhyrje tjetër publike.

Sot shqiptarët u gdhinë me lajmin se ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim po ndërhynte në fushatën për zgjedhjet e pjesshme lokale.

‘Pyetje për kandidatët: Nëse mbështetësi juaj kryesor është dikush i përcaktuar publikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht? Kush do t'ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t'i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?’ shkruante ajo.

Pas zemërimit fillestar online, Kim bëri një sqarim duke shkruar se janë katër persona të shpallur non-grata nga SHBA.
Por opinioni publik vazhdoi të reagonte me zemërim, ndërkohë që ekspertët citonin Konventën e Vjenës, që i ndalon Kim ndërhyrjen në punët e brendshme, aq më pak në një fushatë elektorale.

Çfarë thotë konkretisht Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, e nënshkruar edhe nga Shqipëria?

Në nenin 41 të saj, thuhet se diplomatët nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit pritës.

‘Pa paragjykuar privilegjet dhe imunitetet e tyre, është detyrë e të gjithë personave që gëzojnë privilegje dhe imunitete të tilla që të respektojnë ligjet dhe rregulloret e shtetit pritës. Ata gjithashtu kanë për detyrë të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të atij shteti.

Të gjitha punët zyrtare me shtetin pritës, të cilit i është besuar misioni nga shteti dërgues, do të kryhen me ose nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të shtetit pritës ose ndonjë ministrie tjetër që mund të bihet dakord.

Ambientet e misionit nuk duhet të përdoren në asnjë mënyrë të papajtueshme me funksionet e misionit siç parashikohen në këtë Konventë ose në rregulla të tjera të së drejtës së përgjithshme ndërkombëtare ose nga ndonjë marrëveshje e veçantë në fuqi ndërmjet shtetit dërgues dhe shtetit pritës’, thuhet në Konventë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...