Berisha në Shkozet: Zgjedhjet e 6 marsit, ju votoni për të përcjellë mesazhin e ndryshimit në të gjithë Shqipërinë

Hënë, 21 February 2022 17:50

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha dhe kandidati i koalicionit opozitar 'Shtëpia e Lirisë' për bashkinë e Durrësit, Ardian Muka takuan këtë pasdite banorët e Shkozetit.

Berisha kërkoi votën për Mukën duke iu bërë thirrje qytetarëve se në 6 mars nuk do të votojnë vetëm për kryetarin e bashkisë, por edhe për të përcjellë mesazhin e ndryshimit për të gjithë vendin

"Këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçantë, jo vetëm se ju zgjidhni qytetarin tuaj të parë, por ju votoni për mbarë shqiptarët të cilët presin nga Durrësi, Shkodra, Lushnja, Peshkopia, Vora dhe Rrogozhina, mesazhin e shpresës, mesazhin e ndryshimit, në mënyrë që t'i thuhet ndal kësaj rrokullisje të frikshme të Shqipërisë nga një regjim që çdo gjë bën për pasurimin e tij, që nuk përfill asnjë interes, nuk përfill asnjë nevojë të qytetarëve, i cili vetëm në një aferë ka fituar, ka përvetuar 430 mln euro.

 

 

Dhe kjo është afera e djegësve, i cili kërkon sot të përvetësojë rreth 4 miliardë euro truall me 2 mijë euro m2 në Portin e Durrësit. Një regjim i cili po e spastron Shqipërinë nga rinia. Kudo që shkon dëgjon sirenat e mjerimit, të varfërisë, të shkretimit të vednti dhe kjo për faktin e vetëm se Edi Rama dhe ministrat e itj, kanë vetëm një qëllim, pasurimin", u shpreh Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...