Berisha: Skavica akti më i rëndë kundër Dibrës, asgjëson dhe zhduk tokat

Hënë, 21 February 2022 22:15

 

Lideri historik i PD-së Sali Berisha, i ftuar në Çim Peka Live në Syri Tv, foli edhe për projektin e Skavicës.

Berisha theksoi se Skavica është akti më i rëndë kundër Dibrës, duke shtuar se asgjëson e zhduk tokat e kësaj zone, si dhe denatyron Peshkopinë.

Sali Berisha: Skavica është akti më i rëndë që bëhet ndaj Dibrës. E zhduk Dibrën. Zhduk çfarë ka tokë Dibra. E asgjëson. Faktikisht e denatyron Peshkopinë.

 

Berisha:E kam denoncuar publikisht dhe e denoncoj sërish. Pse? Së pari, është prokurim direkt, për definicion është prokurim korruptiv. Kam respektin më të madh për Bechtel, por Rrugën e Kombit e ka marrë në një tender ku morën pjesë 7 kompani të mëdha botërore dhe grupi i vlerësimit kanë qenë tre personalitete të mëdha europiane dhe botërore.

Bechtel mori pjesë në rrugën Tiranë-Elbasan, doli i katërti, nuk u kualifikua. Prokurimet direkte janë korruptive. Skavicën, kur erdha në pushtet në 2005 gjeta një kontratë të firmosur nga Fatos Nano me dy kompani shumë serioze italiane. Kompania erdhi tek unë, ishte prokurim direkt si Bechtel.

Unë kompanisë i vura dy kushte, e para, nuk pranoj kurrë prokurim direkt. Me këtë bazë anulova 'General Eletric'. Së dyti, unë nuk spostoj fshata, nuk mbys asnjë pëllëmbë të territoreve të banuara. Nëse ju plotësoni këto kushte, unë do të hap garën dhe jeni të mirëpritur. Kompanitë italiane pranuan të dy kushtet dhe erdhën me një projekt të shkëlqyer, nuk përmbyste, krijonte një tunel nga Skavica e deri në Bicaj. Në Bicaj vendoseshin turbinat, por nuk përmbyste asgjë. Projekti aktual përmbyt deri në kufi me Maqedoninë.

Është projekti i Enver Hoxhës. Të mbytësh Dibrën është jashtë çdo imagjinate, zhduk historinë e kombit. Dibra është një rreth, një trevë me një histori mjaft të ngjeshur. Po u dëmtua Dibra, nuk fiton Shqipëria. Mbytja e Kukësit ishte akti më i gabuar. Ato ishin gjigandomani skizoide

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...