Berisha: ‘6 Marsi’ ka rëndësi shumë të madhe, të rikthejmë shpresën

Tuesday, 22 February 2022 11:46

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, ishte i pranishëm në një takim me të përndjekurit në Shkodër.

Pasi kreu homazhe te memoriali i të përndjekurve, Berisha mbajti një fjalë para tyre

“Qëndresa e njeriut për dinjitetin e tij, për vlerat. Kjo është një trashëgimi e jashtëzakonshme, një trashëgimi e shkëlqyer që ata qindra e mijëra burra e gra, që ranë për të mos u harruar dhe vuajtën në burgjet e kampet e diktaturës, lanë këtë mesazh të madh.

 

 

Historinë e kombeve e ka përcaktuar raporti me të vërtetën. Nëse shqiptarët do kishin pasur një raport me të vërtetën si shkodranët, historia e tyre do kish qenë krejt tjetër, do kishte qenë histori lirie dhe jo histori e diktaturës më staliniste të Europës,” tha Berisha.

 

Duke cituar shprehjen e Ronald Regan se liria do një gjeneratë për t’u zhdukur, Berisha tha se zgjedhjet e 6 marsit janë shumë të rëndësishme.

“Ne kemi ardhur në një situatë ku kemi një regjim të bazuar te krimi, droga dhe vjedhja, por edhe te trashëgimia e etërve të tij. Rama bëri përpjekje të maskuar për rehabilitimin e diktatorit. I ati i tij, që ka firmën për varjen në litar të Havzi Nelës, është nderuar me emrin e një rruge në Durrës.

Sot vota është bërë fiktive nga ky regjim. Ndaj dhe ne e nisëm betejën tonë me rikthimin e votës. E nisëm së pari në forcën tonë politike dhe sollëm kandidatë para jush, ata që u votuan me votën e lirë të demokratëve, jo të emëruar. Po bëjmë gjithçka që t’i hapim shtegun lirisë, të rivendosim liritë, të rikthejmë votën. Këto zgjedhje janë të një rëndësie shumë të madhe, ku revolucioni paqësor të gjejë mbështetjen për të mbjellë shpresë dhe besim, sidomos te rinia shqiptare. Kam shëtitur në këto gjashtë rrethe këto ditë dhe kudo konstaton shkretim dhe largim të të rinjve. Duhet të bëjmë gjithçka që të kthejmë shpresën,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...