Skandali/ Veliaj gënjen nën betim për firmën e hedhur pro inceneratorit

Tuesday, 22 February 2022 14:27

 

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj është kapur sot në krim që dënohet deri me dy vjet burg, duke gënjyer në dëshminë e tij para komisionit hetimor.

Në debatin e tij me kryetaren e komisionit Jorida Tabaku, ai është munduar të dredhojë gjatë duke përmendur proceset që ka fituar ndaj Tabakut, duke nxjerrë kontratat e Lulzim Bashës kur drejtonte Tiranën, duke u fshehur për dy standardet e drejtuesve lokalë demokratë në qytete të tjera, por duke refuzuar më shumë se gjysëm ore ti përgjigjet një pyetje të thjeshtë:

 

‘Pse ka tejkaluar kompetencat e këshillit Bashkiak, për ti hapur rrugë ndërtimit të inceneratorit të Tiranës dhe duke firmosur vetë personalisht për një gjë që nuk i takonte’.

 

 

Dhe i gozhduar pasi kjo pyetje iu përsërit mbi 20 herë ai u detyrua të nxirrte një dokument tjetër, në vend të atij që i kërkohej për të thënë që si kryebashkiak kishte vepruar me miratimin e këshillit.

 

Kur mbaroi debati i zjarrtë Jorida Tabaku tha: ‘Veliaj genjeu në betim. Gjatë përgjigjeve ai iu referua një vendimi të Këshilli Bashkiak të muajit shtator 2017, ndërkohë që me nënshkrimin e tij i ka hapur rruge inceneratorit që në mars 2017 (shiko poshtë dokumentin origjinal)’.

Për të kuptuar këtë duhet njohur pak historia e kësaj afere. Kompania ‘Integrated Energy BV u angazhua që do të ndërtonte djegësin e Tiranës i cili do të financohej nëpërmjet një tarife për incenerimin e mbetjeve nga njësitë e qeverisjes vendore të qarkut Tiranë.

Sipas të dhënave të mëvonshme që nxori Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe i bëri publike opozita, kjo qe një ndërmarrje korruptive që do ti kushtonte publikut shqiptar tre fish më shtrenjtë. Po cili qe roli i Veliajt në këtë ‘grup të strukturuar’ që dyshohet se ka ndyer duart në një grabitje?

Me qëllim përshpejtimin e ndërtimit të kësaj vepre, që i jepte më shumë para të arrestuarve që sot janë në kërkim, Stela Gugalla dhe Klodian Zoto Erion Veliaj ka tejkaluar kompetencat e tij duke marrë edhe ato të këshillit bashkiak. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka lexuar Lapsi.al, Veliaj nuk e ka tagrin për ta miratuar projektin, pasi ai vetëm e propozon buxhetin e bashkisë, i cili miratohet nga Këshilli Bashkiak.

‘Angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit nga Këshilli Bashkiak përkatës, si autoriteti kompetent për miratimin e buxhetit, ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit të Bashkisë që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxhetit në këshill,’ thekson KLSH.

Pra për akuzën se ka firmosur në një shkresë pa marrë miratimin e Këshillit bashkiak Veliaj del krejtësisht zbuluar dhe ky ekspozim i tij bëhet edhe më i rëndë, kur ai mundohet, që për të mbrojtur këtë shkelje, gënjen në dëshminë para komisionit hetimor parlamentar

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...