Ky Kryeministër sa herë që krijon ndonjë skemë për grabitjen masive të shqiptarëve ka të njëjtin justifikim, tashmë edhe bajat. Është e paimagjinueshme mënyra se si ai për taksën që ka vendosur për Rrugën e Kombit, ashtu sicc ka bërë me të gjithë PPP-të e tij, vijon ta hedhë fajin te opozita.
Kombit, siç po bënë me shumë koncesione e PPP të tjera.
Pas 5 vitesh në pushtet i është rikthyer avazit të vjetër; Fajin e ka Saliu edhe për taksën 5 euro që i ka vënë Rrugës së Kombit!
“Kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 euro! Dështuan. Tani i vunë zjarrin “patriotik” e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë! Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë!”, shkruan ai në Facebook.