Pas Ukrainës, rusët do mësyjnë në Ballkan/ Çfarë do të bëjë Biden?

E Enjte, 24 February 2022 09:17

 

Nga Marek Jan Chodakiewicz “Newsmax”

Serbët kanë bërë që Ballkani të vlojë sërish nga tensionet. Ankesat e tyre janë lokale, por veprimet e tyre janë në përputhje me nevojat e rusëve që po kërcënojnë aktualisht Ukrainën. Gati të gjithë serbët i drejtohen Rusisë për ndihmë dhe mbështetje. Dhe rusët ua japin atë ndihmë.

E tyrja ka qenë një miqësi historike. Serbia mund të llogarisë edhe sot mbështetjen e Rusisë. Kur rriten çmimet e energjisë në tregun ndërkombëtar, udhëheqësit serbë shkojnë në Moskë për një seancë dëgjimore, dhe për të kërkuar një trajtim preferencial.

Por ky trajtim e ka një çmim: bindjen e vërbër ndaj Kremlinit. Shumë serbëve ky çmim u duket i drejtë. Prandaj nuk është ndonjë çudi, që siç e tregon edhe një sondazh i fundit, 77 për qind e serbëve e admirojnë Putinin, ose kanë të paktën një opinion pozitiv për të, ndërsa vetëm 15 për qind janë kundër sjelljeve të tij.

 

Polakët qëndrojnë në anën e kundërt: 82 për qind kanë shprehur një mendim negativ për shefin e Kremlinit, dhe vetëm 10 për qind e pëlqejnë atë. Në Intermarium, territoret midis Detit Baltik, Detit të Zi dhe Detit Adriatik, vetëm baltët u afrohen polakëve sa i përket urrejtjes që kanë për udhëheqësin rus.

Sa i përket popujve të tjerë në këtë zonë, Putini shihet në përgjithësi negativisht nga çekët (70 për qind), austriakët (69 përqind) dhe rumunët (68 per qind). Ndërkohë, hungarezët kryesojnë grupin e vendeve me qëndrime shumë më të ndara (vetëm 36 përqind e tyre e shohin negativisht Putin) të ndjekur nga kroatët (42 për qind) dhe sllovenët (53 për qind).

Bullgarët (60 për qind e shohin pozitivisht), Maqedonia e Veriut (55 për qind), malazezët (57 për qind) dhe sllovakët (57 për qind), janë më pranë putinofilëve serbë. Dhe në përgjithësi, qëndrimi i një vendi ndaj Shteteve të Bashkuara, është një tregues i kundërt i afiniteteve dhe antipative.

Polakët priren që ta duan shumë Amerikën. Serbët i urrejnë më shumë amerikanët nga të gjithë popujt e Intermarium. E njëjta gjë vlen edhe për afrimin e rajonit me NATO-n. Një vend ka prirjen të jetë më negativ ndaj Rusisë, sa më shumë entuziast është për NATO-n, ku dihet se rolin kryesor aty e luan Amerika.

Në përputhje me qëndrimin e saj gjithnjë e më konfuz, që rrjedh nga ndjekja e rreptë e rrugëtimit vetjak nga ana e Hungarisë, Budapesti sapo ka reduktuar numrin e trupave të NATO-s në territorin e tij, që ndodheshin atje në lidhje me krizën ukrainase.

 

Në fakt, hungarezët do të dëshironin të përfitonin nga kriza, për të siguruar nga Moska çmime më të ulëta të energjisë, me koston e një qëndrimit neutral siç po bën edhe Gjermania. Debati parlamentar i pak ditëve më parë në Sllovaki mbi Ukrainën dhe NATO-n, ka qenë shumë i zjarrtë.

LEXO EDHE: Bëj mirë, ndjehu mirë!/ Ndihma spontane ndaj të tjerëve, përmirëson mirëqenien tënde fizike dhe psikologjike
Në fund u miratua mocioni në mbështetje të bashkëpunimit me SHBA-në në sektorin e mbrojtjes. Po opozita mbështetin qasjen e Putinit, dhe e akuzoi për “tradhti” koalicionin qeverisës . Kjo sjellje është standarde në mesin e shumicës së serbëve.

Kur them “serbët”, nuk kam parasysh vetëm banorët e Serbisë, ku ata janë në një shumicë dërrmuese, por përfshij serbët etnikë të pjesës tjetër të ish-Jugosllavisë. Në veçanti, i referohem serbëve në Republikën Srpska , një entitet që përbën federatën e Bosnje Hercegovinës.

Dy njësitë e tjera përbërëse janë Federata e Bosnje-Hercegovinës dhe rajoni i vogël autonom i Brçkos, që edhe pse mbikëqyret de fakto ngaBosnje Hercegovina, mbetet de jure nën mbikëqyrjen ndërkombëtare. Në çdo rast, serbët ortodoksë janë një shumicë në pjesë të Bosnje-Hercegovinës, një shumicë mjaftueshëm e madhe për të garantuar entitetin e vet administrativ. Por ata jetojnë midis kroatëve katolikë, boshnjakëve myslimanë dhe të tjerëve. Edhe spastrimi etnik i luftës së fundit, dështoi ta zgjidhë çështjen e përzierjes së popullatave.

Ajo që i bashkon serbët kudo, është refuzimi i verdiktit të luftës së fundit (përfshirë fajësinë e tyre për luftën) dhe qëndrimi i tyre pozitiv ndaj Federatës Ruse. Ndoshta, dy pikat më ndezëse në Ballkanin Perëndimor janë enklavat serbe në Kosovë, tani një vend i pavarur, dhe Republika Srpska, në një federatë gjithnjë e më të trazuar.

Parlamenti i Republika Srpska, ka firmosur së fundmi vendimin për krijimin e forcave të veta të armatosura. Bosnje Hercegocvina ka një ushtri, ku përfaqësohen të gjitha etnitë, por serbët do të donin të kishin ushtrinë e tyre të veçantë.

Ndërkohë, ata votuan gjithashtu për një gjyqësor, sistem tatimor dhe doganor të pavarur. Kjo është në kundërshtim me marrëveshjet e paqes, që i dhanë fund luftërave të fundit ballkanike. Lëvizja e serbëve parashikon një ndarje de fakto, pasi ka shumë pak gjasa që parlamenti i Bosnjë-Hercegovinës, ku serbët janë pakicë, ta miratojë ligjin e ri.

A do të ketë luftë, nëse liderët serbë e injorojnë këtë?Tashmë atje ka një rritje të “përplasjeve fizike” apo “akteve të urrejtjes” që po e destabilizojnë Bosnjën. Disa shqetësohen se Moska po përpiqet ta shndërrojë “Ballkanin në një Ukrainë tjetër”, dhe çfarë do të bëjë për këtë presidenti i SHBA-së Xho Bajden.

Shënim: Marek Jan Chodakiewicz, profesor i historisë në Institutin e Politikës Botërore në Uashington.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...