Rusia sulmon Ukrainën/ Shehu: Agresion monstruoz ndaj një vendi sovran! Përshkallëzimi prek Ballkanin

E Enjte, 24 February 2022 17:40

 

I ftuar në SYRI TV, ish-ministër i Jashtëm Tritan Shehu ka folur fillimin e luftës me Rusisë dhe Ukrainës, si dhe për rrezikun që i kanoset rajonit tonë nga kjo luftë.

Shehu theksoi se kjo është qërtë një agresion ndaj një vendi sovran dhe përshakllëzimi i kësaj lufte mund të sjellë pasoja të rrezikshme për vendet si Kosova dhe Bosnja, ku Serbia ka pretendimet e saj territoriale.

 

Shehu: Është një agresion monstruoz ndaj një vendi sovran, një agresion që tenton ti marrë dhe shkattërojë sovranitetin një shteti. Një agresion që rrezikon shumë të jetë preludi i veprimeve të tjera agresive duke e përkeqësuar situatën e vendeve në Evropë dhe në botë. Është e ngjashme me situatën e viteve ‘38 në Evropë kur Hitleri filloi të merrte veprimet e tij ushtarake, Evropa duke qënë e dobët e lejoi të merte një sërë vendesh si Çekosllovakinë, Austrinë duke menduar se ai do të kënaqej por jo ndodhi e kundërta, oreksi u shtua dhe ai e çoi botën në kasapanë.

Këtu kanë ndikuar edhe ngjarjet fundit në Afganistan ku tërheqja atje i dha zemër agresorëve.

Situata mund të bëhet e rrezikshme edhe në rajonin tonë. Serbia e ka firmosur marrëveshjen e Euro Azia me Rusinë, ka pretendime territoriale në Bosnje, Kosovë po se po dhe e armatosur deri në dhëmbë nga rusët dhe si një shkop i Rusisë në mes të rajonit. Kosovën e shoh të rrezikuar në këtë pjesë pasi nuk është pranuar akoma në OKB.

Duhet qëndruar fortë përballë tyre duke forcuar unitetin shqiptar në rajon. Vendet e tjera në BE që janë në rajon të cilat kanë interesat e tyre në rajon, ti tregojmë që ne qëndrojmë fortë në rrugën tonë të vetme atë evropiane

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...