Berisha shpjegon në Dibër: Ja pse e kundërshtojmë projektin e Skavicës

Premte, 25 February 2022 11:33

 

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, deklaroi në një takim me fermerët në Dibër, se nuk do e pranojnë projektin e Skavicës. Berisha shpjegoi arsyet se përse janë kundër këtij projekti.

“Ekziston një projekt, ai i Skavicës, që ne e kundërshtojmë. Ne nuk jemi për përmbytjen e tokave pjellore dhe për zhvendosjen e fshatrave.

Ne kemi firmosur mbi 400 kontrata për hidrocentrale, asnjë prej tyre me zhvendosje fshati. Apo me përmbytje tokash të rëndësishme bujqësore. Nëse kemi diçka me pakicë, kemi tokën ne. Ne jemi vendi me më pak tokë për frymë në Europë. Ne nuk mund të mbysim.

 

Të marrësh përsipër të përmbysësh Dibrën, kjo është e dënueshme dhe e papranueshme në çdo aspekt. Dje më thoshte Ulsiu se jam kundër investimeve amerikane. Ajo kompani që ka marrë Skavicën, ka ndërtuar Rrugën e Kombit me tender të hapur ndërkombëtar në Londër. Kanë marrë pjesë 7 kompani dhe janë vlerësuar nga juri ndërkombëtare. Po kjo kompani mori pjesë në tenderin për Rrugën e Elbasanit, por doli e katërta.

 

Ai hidrocentral nuk mund të pranohet pasi përmbyt fusha shumë të mira prodhuese dhe fshatra të Peshkopisë. Edhe deputetët e Lul Bravës nuk ngrihen kundër në parlament se nuk i lë ai.

Prandaj thirrja ime për dibranët është që të ngriheni dhe nuk është aspak e vërtetë që kjo po bëhet se është investim amerikan. Ai është investim me taksat e shqiptarëve. Por duhet të arsyetojmë se ai projekt e varros një pjesë qenësore të Dibrës dhe ne nuk mund ta lejojmë,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...