Situata e rëndë, presidenti takim me agro-biznesin dhe produktet 'Made in Albania'

Premte, 25 February 2022 14:42

 

Presidenti Ilir Meta është angazhuar sot përpara përfaqësuesve të biznesit agro-ushqimor për të nxitur zhvillimin e këtij sektori jetik për vendin dhe t'i japë mbështetje të plotë për konkurrim në tregjet ndërkombëtare, produkteve “Made in Albania”.

Meta i dha vetë në Fb hollësi mbi takimin:

“Situata e rënduar në sektorin agro-ushqimor dhe përballja me bllokimin e pritshëm të tregjeve për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, i dha tonin takimit shumë të frytshëm që pata sot me përfaqësues të agrobiznesit, prodhuesve dhe përpunuesve të ushqimit, si dhe të sindikatave të fushës së bujqësisë.

Dëgjova me shumë vëmendje shqetësimet e tyre për rritjen e kostove të prodhimit, uljen e konkurrencës dhe rrudhjen e prodhimit vendas, diskriminimin e tij të pashembullt krahasuar me importet.

 

U angazhova për të ndërmarrë së bashku të gjitha hapat e nevojshme, për të nxitur institucionet përgjegjëse shtetërore për nxitur ngritjen dhe zhvillimin e këtij sektori jetik për vendin, me synim mbështetjen e plotë të produkteve “Made in Albania” në funksion të rritjes së konkurueshmërisë së biznesit shqiptar sidomos në tregjet europiane dhe ndërkombëtare.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...