Skandali i inceneratorëve, Kryemadhi: Kompania, edhe evazion fiskal në vlerën e 25 milionë dollarëve

Premte, 25 February 2022 15:10

 

Në vijim të denoncimeve që janë bërë nga Kryetarja e Levizjes Socialiste për Integrim që kanë të bëjnë më skandalin e madh të inceneratorve, sot janë publikuar edhe detaje të reja.

Monika Kryemadhi në një postim në facebook shkruan se ITS e cila, nga 100 milionë dollarë që shteti shqiptar ka paguar deri tani për të 3 inceneratorët, ka përfituar 53 milionë dollarë në bankë, dhe për të justifikuar kostot e fryra e për të përfituar TVSH, ka kryer me këto kompani evazion fiskal në vlerën e 25 milionë dollarëve.

Ja postimi i plotë:

Të gjithë shqiptarët presin drejtësi për 3 skemat korruptive të inceneratorëve. Pagesat nga taksat e shqiptarëve për këto 3 koncesione, kanë shkuar në xhepat e qeverisë dhe për të realizuar skema evazioni fiskal në vlera miliona euro.
Të dashur qytetarë, prokurorë, e ndërkombëtarë që na keni ndihmuar për realizimin e reformës në drejtësi, ju ftoj të shikoni fotot e mëposhtme. Ato tregojnë kompanitë që kanë kryer evazion fiskal duke zhvilluar marrëdhënie financiare me ITS e Klodian Zoto.

ITS e cila, nga 100 milionë dollarë që shteti shqiptar ka paguar deri tani për të 3 inceneratorët, ka përfituar 53 milionë dollarë në bankë, dhe për të justifikuar kostot e fryra e për të përfituar TVSH, ka kryer me këto kompani evazion fiskal në vlerën e 25 milionë dollarëve

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...