Ukraina-fytyra e paaftësisë së Evropës!

Premte, 25 February 2022 17:42

 

Nga Kim Mehmeti - 25/02/2022

Mbase kurrë nuk do kishte ndodhur lufta e Dytë Botërorë sikur Evropa me kohë ta kishte kuptuar se Hitleri do shkonte edhe përtej së keqes që mund ta pjellë cilado imagjinatë e sëmurë njerëzore.

Me siguri se do shmangeshin edhe gjakderdhjet e pas shpërbërjes së Ish Jugosllavisë, sikur Evropa të mos ia kishte ushqyer Millosheviqit shpresat për ‘Botën serbe” të pastruar nga joserbët e myslimanët dhe sikur, për shembull, ish Presidenti i Francës, François Mitterrand, të mos e vizitonte Sarajevën e rrethuar nga bandat kriminale serbe, duke ju ‘dhënë’ atyre dritë jeshile për të bërë gjenocidin dhe krimet më të tmerrshme në Evropën e Pasluftës së Dytë Botërore.

Dhe pa dyshim se tragjedia e Ukrainës vetëm e kompleton fytyrën e turpshme të paaftësisë së Evropës dhe tregon se në këtë botë shumëçka ka ndryshuar, por jo edhe kontinenti ynë që jo njëherë i ka mbrojtur interesat e keqbërësit të fort e të pasur, duke qenë i pandjeshëm ndaj fatkeqësisë së të pambrojturit dhe të dobëtit.

Kuptohet, burimi i së keqes ukrainase nuk mund të jetë vetëm Evropa me fytyrë të grimuar, e që atë e tregon më shumë e më bamirëse seç që është, por pse ne të vegjlit nuk e kuptojmë e nuk e shohim se prej moti, demokracia perëndimore është edhe ajo kur dy hajdutët e mbivotojnë një të ndershëm dhe kur, tre pasanik vendosin për fatin e një të varfri

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...