'Ca s'votojnë, disa ndonjëherë, të tjerë e shesin: Ndaj do të bëjmë gjithçka të bindim shqiptarët për votën'

Saturday, 26 February 2022 13:49

 

Të rinjtë dhe gratë janë dy drejtimet kryesore ku është fokusuar koalicioni "Shtëpia e Lirisë" për t'i bindur për rëndësinë e votës dhe jo vetëm për në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit. Ish-Kryeministri Sali Berisha e bëri të qartë këtë fokus sot nga Shkodra, ku bëri një bashkëbisedim me gazetarët në mbështetje të kandidatit të këtij koalicioni, Bardh Spahisë, për bashkinë e Shkodrës.

I pyetur se "cili është plani juaj për të zgjuar jo vetëm PD-në, por të gjithë shqiptarët që t’i japin fund diskriminimit që po iu bëhet", lideri historik i PD-së tha: "Zgjimin e Partisë Demokratike unë e konceptoj në këtë mënyrë: PD është e vetmja parti demokratike në vendet ish-komuniste përveç Fidezs në Hungari që mbeti parti e madhe në këmbë. Të tjerat që kanë përmbysur sistemin komunist janë shuar. Por historiku pse mbeti, është një problem që mund të studiohet.

E vërteta është se në periudhën që unë vendosa të rikthehem, unë gjeta të gjalla, idealet, parimet e kësaj partie tek qindra e mijëra shqiptarë dhe kjo më inkurajon shumë.

 

 

Betejën e kemi nisur për rikthimin e lirisë. Në pamje të parë të duket pak si abstrakte por në fakt është shumë konkrete. Do të bëj gjithçka të bind shqiptarët për votën. Unë e di ka qëndrime të ndryshme ndaj votës, disa s’votojnë asnjëherë, të tjerë njëherë votojnë - njëherë s’votojnë; të tretë e shesin atë. Pra, gjithçka që bëjmë, synojmë votën. Dy janë drejtimet më të mëdha që synojmë të bindim: Të rinjtë... e po kaq të rëndësishme, janë gratë dhe roli i tyre i jashtëzakonshëm. A do t’ia dalim?! Unë besoj plotësisht se do t’ia dalim në këtë përpjekje!"

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...