Lufta në Ukrainë, Meta: qëndrimi i Shqipërisë është dhe mbetet i qartë

Hënë, 28 February 2022 14:03

 

Presidenti Ilir Meta pas takimit me ambasadorin e Ukrainës në vendin tonë, foli për luftën në Ukrainë, duke thënë se qëndrimi i Shqipërisë është e do të jetë i qartë, në linjë të plotë me atë të BE e NATO.

Presidenti Meta tha se Rusia dhe Ukraina duhet të ndalojnë luftën e të gjejnë zgjidhje të situatës përmes dialogut.

'Po mbrojnë lirinë dhe dinjitetin e tyre, si një popull evropian që ka dhënë aq shumë për lirinë, në të kaluarën, por që dhe sot po jep një shembull frymëzues për të mbrojtur jo vetëm shtetin e tyre, për mbrojtur jo vetëm dinjitetin e tyre kombëtar e njerëz, por edhe vlerat më të mira evropiane. Ndaj jemi në krah të Ukrainës e të Presidentit Zelensky, jemi për të shprehur dhe njëherë ngushëllime për viktimat e pafajshme dhe të gjithë të lënduarit, nga ky agresion i pabesë dhe i pajustifikuar.

Natyrisht që ne kemi bërë e do bëjmë të gjitha përpjekjet, së bashku me të gjitha vendet demokratike e të përgjegjshme, për të nxitur jo vetëm armëpushimin dhe rikthimin e dialogut, por njëkohësisht ne besojmë se vetëm rruga e dialogut në pozita të barabarta është zgjidhja për këtë situatë dhe në këtë drejtim përpjekjet tona edhe si vend anëtar i NATO, por edhe si një vend që synon anëtarësimin në BE, kanë qenë dhe mbeten të qarta, në një linjë të plotë me NATO e me BE.

 

Dua të falënderoj të gjitha institucionet tona, Kryqin e Kuq, organizatat e shoqërisë civile dhe të gjithë qytetarët, që kanë shprehur solidaritetin, që kanë nisur mbështetjen humanitare. Shpresojmë që sa më parë kjo situatë të tejkalohet, por sigurisht që ne do të vazhdojmë të jemi në krah të popullit të Ukrainës dhe brenda gjithë mundësive tona do të marrim përgjegjësitë tona dhe do të ndajmë peshën e solidaritetit me të gjithë vendet e tjera të BE”,- tha Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...