Berisha kërkon largimin e menjëhershëm të Shqipërisë nga nisma e 'Ballkanit të Hapur'

Hënë, 28 February 2022 17:23

 

“Ambiciet e Rusisë për rajonin janë të pandryshueshme. Ëndrra e saj është Adriatiku dhe për realizimin e ëndrrës, Rusia ka si platformë veprimesh Serbinë apo Rusinë e Vogël në Ballkan”, deklaroi sot në një konferencë shtypi, lideri historik i PD-së, Sali Berisha.

“Duke denoncuar këto qëndrime të Beogradit si qëndrime të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin, si një kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon, - tha ai ndër të tjera, - gjithashtu shpreh denoncimin tim për qëndrimet e dy vendeve anëtare të NATO-s, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë, ndaj projektit të “Ballkanit të Hapur”, projekt që de facto shënon një aleancë trilaterale të dy vendeve anëtarë të NATO-s me një vend aleat besnik të Rusisë.

 

Dy vende anëtare të NATO në këtë nismë sillen si vasalë të Beogradit dhe për rrjedhojë sillen si vende sikur të jenë në zonën ruse të influencës. Jam këtu për të kërkuar me urgjencë denoncimin e kësaj nisme si një nismë të mirëfilltë që synon vendosjen e hegjemonisë së Beogradit në rajon dhe vendosjen e rajonit në zonën e influencës së Rusisë agresive,” nënvizoi Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...