Berisha-kandidatit të Bashës: Tërhiqu nga gara dhe eja të mbështesim Lulzim Vranën

Hënë, 28 February 2022 18:12

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha i bëri thirrje kandidatit të Lulzim Bashës në Vorë, Ymer Markut që të tërhiqet nga gara dhe t'i bashkohet demokratëve në mbështetje të koalicionit opozitar 'Shtëpia e Lirisë', Lulzim Vrana.
"Krahas kandidatit të Edvin Ramës këtu në Domje kandidon një ish-kryetar i komunës, demokrat, Ymer Marku. Gjykoj se ka marrë një vendim të gabuar. Kjo sepse asnjë njeri, asnjë demokrat nuk mund t'i lejojë vetes të përfaqësojë Lulzim Bravën. Nuk përfaqësohet i pabesi, nuk përfaqësohet pengu, nuk përfaqësohet humbësi, s'ke si e përfaqëson atë. 10 herë më mirë Ymer, të kishe dalë i pavarur, por jo përfaqësues i Lulzim Bravës.

Sepse Lulzim Brava e mori këtë parti dhe e çoi nga humbja në humbje dhe në vitin 2021, me 25 prill, PD në 8 vite jo vetëm që nuk shkoi vota, por mori 77 mijë vota më pak se në 2013. Por pse i mori këto? Sepse ai për demokratët ishte i dobët.

 

Dhe kur pyeteshit ju, në 6 vetë, vetëm njëri thoshte është lider, të tjerët thoshin se nuk është lider. Lavdi dhe nderim të gjithë atyre që votuan për PD pavarëisht nga Lulzim Brava, e mbajtën atë në këmbë dhe sot së bashku e kemi ngritur në opozitë të vërtetë.

 

I bëj thirrje Ymerit, këto ditë që kanë mbetur të mendojë mirë, të tërhiqet nga kjo garë, të mbështesë Lulzim Vranën dhe të vazhdojmë së bashku betejën për revolucionin demokrat paqësor, për rikthimin e PD në pushtet, ashtu siç e meritoni ju dhe e meriton e gjithë Shqipëria", u shpreh Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...