Kryemadhi: Rama kontrollon Bashën, ja pse hetimi parlamentar pengoi SPAK për inceneratorët

Hënë, 28 February 2022 22:40

 

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, u shpreh sot në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” se Kryebashkiaku Erion Veliaj, por edhe zyrtarë të tjerë të lartë, janë të përfshirë në aferën e inceneratorëve. Kryemadhi hodhi akuza edhe në drejtim të PD, e cila sipas kryetares së LSI më shumv prishi punë me Komisionin hetimor Parlamentar sesa rregulloi.

“Çfarë çoi në SPAK? Ngatërroi vjedhjen me mashtrimin. Faktikisht komisioni hetimor do të kishte vlerë shumë kohë më parë, por mungesa e dokumenteve dhe fakteve, ishte e pamundur. Nëse ne do ta donim një komision, inceneratori i Elbasanit është bërë në një fshehtësi të jashtëzakonshme dhe vetëm njerëz të involvuar drejtpërdrejt kanë pasur dijeni.

Edhe kur është sulmuar, u sulmua përse u ble pajisja këtu dhe jo atje, por kur filluan protestat në Fier, aty dëgjuam, jemi njohur, unë vetë si Monika me problematikën. Vasili më bëri me dije, që pa konsultim dhe vendim të këshillit bashkiak Fier të mos ndodhë. Të çosh Veliaj sot në SPAK është të bashkosh dy cështje, pasi një cështje e ka në SPAK, angazhimin 30-vjeçar me firmën e tij. Këto janë taksat e qytetarëve. Kjo nuk është kostoja e pastrimit, por e inceneratorëve.

Koston e pastrimit e paguajmë te “Eco Tirana”. Sot nuk kalon ndihma ekonomike pa miratimin e këshillit bashkiak. Komisioni e mbaroi punën e vet dhe cfarë kishte për të ndihmuar apo shfokusuar opinionin, nuk ishte i aftë të argumente 430 mln eurot. Deri më sot, në tetë vite inceneratorët janë paguar 120 mln euro”, tha ajo.

“Rama bullizoi gratë e komisionit hetimor dhe Veliaj nuk u pyet kurrë për atë që duhet të pyetej. Komisioni zvarriti SPAK-un”, tha më tej ajo.

Kryemadhi deklaroi se kryeministri ka futur në dorë opozitën. “Rama kurrë nuk e humbet kontrollin. Vetëm kur opozita të jetë e çliruar nga duart e Ramës, mafia e oligarkëve dhe inceneratorëve, por sot nuk e humbet, pasi kontrollon opozitën në mënyrë perfekte” u shpreh ajo

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...