Afera e inceneratorëve/ Kryemadhi: Topi është në fushën e SPAK, dorëzuam padinë e 4 për evazion fiskal

Tuesday, 01 Mars 2022 21:24

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dhënë detaje të tjera mbi padinë e katërt të dorëzuar në SPAK. Në një intervistë për emisionin “Pushteti”, Kryemadhi u shpreh se padia e katërt ka të bëjë me evazioni fiskal që arrin në vlerën e 53 milionë dollarëve me të tre inceneratorët. Kryetarja e LSI tha se tani LSI do të presë veprimin e SPAK dhe më pas do të rinisë të flasë për çështjen.

“Misioni politik i denoncimit, të gjitha instancat politike, denoncimi, veprimi me padinë në SPAK. Komisioni Hetimor prej 4 muajsh me zgjatje mandati të cilat në një farë mënyrë ezauruan të gjitha proceset publike. Tashmë topi është në fushën e SPAK-ut. Në të katërta paditë që LSI ka paraqitur përveç inceneratorit të Elbasanit, të Fierit dhe të Tiranës është dhe i gjithë evazioni fiskal që sa më shumë t’i shikosh sa më shumë t’i hulumtosh do të shikosh që brenda tyre ka jo vetëm shkelje ligjore, shpërdorim detyre por ka një abuzim të jashtëzakonshëm me taksat e qytetarëve shqiptarë”, tha Kryemadhi.

Ndër të tjera Kryemadhi ka deklaruar se përveç ryshfetit një pjesë e kompanive të cilat janë kompani të krijuara apostafat vetëm për tërheqjen e parave nga fondet buxhetore që janë paguar në kompaninë e Klodian Zotos apo Stela Gugallias.

Kryetarja e LSI, shton se, ka një grup tjetër me një evazion fiskal të jashtëzakonshëm që është rreth 53 milionë dollarë, të cilat janë para që nuk kanë lëvizur por kanë ngelur në llogarinë e Klodian Zotos.

“Janë përdorur shumë mënyra. Përveç ryshfetit, një pjesë e kompanive të cilat janë kompani të krijuara apostafat vetëm për tërheqjen e parave nga fondet buxhetore që janë paguar në kompaninë e Klodian Zotos apo Stela Gugallias. Janë paguar disa kompani që kanë qenë të lidhura me zotin Lefter Koka dhe familjarët e tij. Bëheshin pagesa për punë të pakryera dhe paratë që lëviznin nga buxheti i shtetit tek Klodian Zoto dhe nga Klodian Zoto në xhepat e këtyre kompanive. Siç janë ‘Pivot 4’, ‘Sili SHPK’. Dhe është përsëri një grup tjetër me një evazion fiskal të jashtëzakonshëm që është rreth 53 milionë dollarë, të cilat janë para që nuk kanë lëvizur por kanë ngelur në llogarinë e Klodian Zotos. Janë prerë fatura fiktive, për kompani fiktive të cilat kanë qenë thjesht për të fryrë faturat në mënyrë që të rrisin volumin e punimeve që të justifikojnë paratë e marra”, ka thënë Kryemadhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...