Sako 200 mijë euro të tjera për Zoton, u trefishua tarifa e pastrimit për durrsakët

E mërkurë, 02 Mars 2022 16:57

 

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako i ka dhënë të tjera miliona Klodian Zotos. Biznesmeni kontravers i cili edhe pse është në arrati, vijon të marrë të tjera para nga zyrtarët socialistë. Në 1 mars të këtij vit, Sako ka paguar mbi 190 milionë lekë të vjetra për landfillin e Sharrës.

 

Fillimi i pranverës ka ngrohur financat e koncensionarit të landfillit të Sharrës me rreth 200 mijë euro të tjera nga Bashkia e Durrësit, ndërkohë që banorët e qytetit bregdetar po përballen me trefishimin e tarifave të pastrimit. Kryetarja në detyrë e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako ka nënshkruar faturën me vlerë mbi 190 milionë lekë të vjetra për depozitimin e mbeturina urbane për shoqërinë “Integrated Energy BV”, e cila ka fituar kontratën koncensionare në kohën që Klodian Zoto ishte zyrtarisht drejtor i saj.

Kompania që menaxhon landfillin e Sharrës, në Tiranë, ishte objekt i hetimit parlamentar për “aferën e inceneratorëve”, megjithëse rezultatet duket se nuk ishin aspak shpresëdhënëse për zbulimin e skandalit më të madh financiar të dekadave të fundit në Shqipëri.Kryetarja në detyrë e Durrësit, Sako, u tregua e vendosur se Bashkia do të vijojë të paguajë kompaninë private të landfillit në Tiranë, pavarësisht dyshimeve se ajo, ashtu si simotrat e saj në Elbasan e Tiranë është përfshirë në një skemë gjigande pastrimi parash dhe korrupsioni.Sako është shkëputur disi nga fushata e zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit për të kryer pagesën për “Integrated Energy BV”.

Të dhënat e Thesarit të Shtetit konfirmojnë pagesën, në vlerë të saktë 191 milionë e 964 mijë lekë të vjetra, të cilat kanë mbërritur në llogaritë e koncensionarit të Sharrës në 1 mars 2022.Bashkia e Durrësit nënshkroi në Tetor 2021 kontratë për depozitimin e mbetjeve urbane në 10 vitet e ardhshme, me vlerë 50 milionë euro.Pas nënshkrimit të kontratës, Këshilli Bashkiak i Durrësit, me propozimin e Sakos, u detyrua që të shumëfishojë tarifat e pastrimit për familjet dhe bizneset e qytetit bregdetar.Rritja e faturës së pastrimit ishte një goditje e rëndë për durrsakët, të cilët u përballën me dy sfida të rënda për ekzistencë-tërmetin tragjik të 26 nëntorit 2019 dhe bllokimin nga pandemia covid-19

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...