Kryemadhi: Basha dhe Rama dy promotorët kryesorë të ndikimit rus në Shqipëri

E mërkurë, 02 Mars 2022 17:43

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se, dy promotorët kryesorë të fuqizimit të ndikimit të rus në Shqipëri janë kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Përveç kësaj, Kryemadhi gjithashtu tha se Rama dhe Basha janë promotorë të fuqizimit të ekonomisë serbe në Shqipëri.

“Për mua edhe çështja Muzin, çështja e parave ruse, nuk është thjesht një thashethem që ne në atë kohë e quanim thashethem. Sepse në këndvështrimin tonë, jo çdo gjë që thuhet në media është e vërtetë. Por gjërat duhen parë me fakte dhe duhen vërtetuar.

Implikimi i zotit Basha për defaktorizimin e Shqipërisë në rajon, defaktorizimin e Shqipërisë si një vend demokratik dhe për ta kthyer mbrapa si një vend autokratik. Fuqizimin e Serbisë, fuqizimin dhe afrimin e forcave ruse në kufirin me Shqipërinë dhe me Kosovën. Për mua janë të gjitha afatgjata si strategji dhe normal që nuk mund të ishte lider i koalicionit opozitar. Do merrnim një djalë të shkolluar jashtë por të marrë peng nga qarqet anti-shqiptare.

 

Të cilët e menaxhuan në mënyrë perfekte për të dëmtuar të gjithë demokracinë shqiptare, për të dëmtuar të gjithë të ardhmen e Shqipërisë. Një nga problemet më të mëdhaja që ne diskutojmë sot është largimi i të rinjve. Dhe largimi i të rinjve dhe pse ikin? Jo se kanë punë më të mirë në Gjermani që punojnë atje në Mc Donalds por nuk kanë shpresë në Shqipëri.

Sepse thonë edhe unë po të nis të protestoj sot do të dalë Lulzim Basha do të bëjë pazar do presë një faturë dhe do më tradhëtojë kauzën. Siç i ka tradhëtuar të gjitha kauzat. Ukraina i hapi lakrat për të gjithë. Si nuk më dëgjoi njeri kur thashë në Parlament, të paktën publikisht të gjithë jeni kundër Rusisë por asnjëri nuk është me shpirt kundër Rusisë.

Të paktën për Ramën dhe për Bashën. Sepse janë dy promotorët kryesorë të fuqizimit të ndikimit të rus në Shqipëri. Dhe të fuqizimit të ekonomisë serbe në Shqipëri. Ku sot, mos them 100% por mbi 90 % e ushqimeve bazë në Shqipëri importohen nga Serbia”, tha Monika Kryemadhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...