DASH: Shqipëria, bazë e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

E mërkurë, 02 Mars 2022 17:53

 

Për Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria shërben si bazë për grupet e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të cilat e përdorin edhe si nyje kryesore për të kaluar drejt vendeve europiane.

 

”Kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë dhe kokainë, të cilat kontrabandohen nëpër Evropë nga trafikantët kombëtarë shqiptarë të cilët luajnë një rol të madh në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe rrjetet e krimit të organizuar. Shqipëria është një element kyçi rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar”.

Sipas raportit të fundit nga DASH, Shqipëria është e ekspozuar ndaj pastrimit të parave që burojnë nga veprimtari kriminale që kontribuojnë edhe në rritjen e korrupsionit në vend. Trafikimi i lëndëve narkotikëve dhe aktivitetet e tjera të krimit të organizuar, përfshirë trafikun e qenieve njerëzore, apo dhe evazionin fiskal konsiderohen në raport si burimet kryesore të parave të pista.

”Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj pastrimit të para vepër shkak të korrupsionit, pranisë së rrjeteve të krimit të organizuar dhe boshllëqeve në legjislacion dhe mbikëqyrje, ka një ekonomi të madhe cash dhe një sektor informal, me dërgesa të konsiderueshme të emigrantëve dhe flukse parash investimesh nga jashtë”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...