“Ndryshimi fillon nga Shkodra”/ Bardh Spahia: Do të luftoj për çdo votë

E mërkurë, 02 Mars 2022 20:17

 

Kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia ka folur për zgjedhjet e 6 marsit.

Në një prononcim për ‘Radari Informativ’ ai theksoi se po takon çdo ditë qytetarë shkodranë, pasi për të është e rëndësishme çdo votë.

‘Mua më pëlqen ta konsideroj garën në çdo seriozitet deri në numërimin e votës së fundit, për këtë po i kushtoj vëmendjen kontaktit me njerëzit, për të bërë takime edhe tematike me grup[e interesi të rëndësishme në mënyrë që të kuptojmë problematikat që ka qyteti ynë dhe zgjidhjen e tyre, ky është fokusi im, për të orientuar sa më shumë shkodranë në kutitë e votimit’, tha Spahia.

 

Më tek kandidati deklaroi se zgjedhjet e 6 Marsit kanë një rëndësi të veçantë pasi nuk janë vetëm lokale, por të një rëndësie kombëtare për situatën në të cilën ndodhet vendi. Ai u shpreh se më 6 Mars ndryshimi fillon nga Shkodra për të vijuar më pas në të gjithë Shqipërinë.

‘Unë besoj se po, është krijuar një frymë që synon një ndryshim të madh që fillon nga Shkodra për të vijuar në të gjithë Shqipëri. Ky moment nuk ka vetëm rëndësinë e Bashkisë Shkodër por moment i rëndësishëm për opozitarizmin në të gjithë vendin’, tha ai.

Më tej Spahia theksoi se fushata zgjedhore u eklipsua pak për shkak të luftës në Ukrainë e cila ka marrë vëmendje të madhe. Ndërsa shtoi se ai dhe gjithë shqiptarët janë në mbështetje të Ukrainës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...